Fundamenti

LDK: Malishevasit kërkojnë të ndëshkohet keq pushteti

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Këtë pushtet të keq kemi me çu n’shpi. Nuk i ka kry punët që ka pasë me i kry. Ne kemi mbetur në vitin 2007 sa u përket investimeve. Në kohën e LDK-së janë investu në Malishevë 400 mijë euro, është ndërtuar rruga, kanalizimi, ujësjellësi. Qemajli, që na e kemi kusheri, i ka pru nja 20 drita dhe një trafo. Sen tjetër s’ka ba. Malishevasit ju garantojnë zotëri kryetar se do t’ju votojnë maksimalisht sepse e dinë që ju jeni shembull qysh qeveriset, ka thënë kryetari i Nëndegës së LDK-së në Malishevë, Adem Rashiti.

Përkrahje të madhe i kanë dhënë sot qytetarët e Malishevës kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës së sotme në këtë fshat.

Sipas tyre, partia në pushtet nuk i ka kryer asnjë nga detyrat që ka premtuar, dhe për këtë do ta çojnë n’shpi.

“Këtë pushtet të keq kemi me çu n’shpi. Nuk i ka kry punët që ka pasë me i kry. Ne kemi mbetur në vitin 2007 sa u përket investimeve. Në kohën e LDK-së janë investu në Malishevë 400 mijë euro, është ndërtuar rruga, kanalizimi, ujësjellësi. Qemajli, që na e kemi kusheri, i ka pru nja 20 drita dhe një trafo. Sen tjetër s’ka ba. Malishevasit ju garantojnë zotëri kryetar se do t’ju votojnë maksimalisht sepse e dinë që ju jeni shembull qysh qeveriset”, ka thënë kryetari i Nëndegës së LDK-së në Malishevë, Adem Rashiti.

FIDANISHTJA

Nga ana tjetër, kandidati i LDK-së i ka falënderuar banorët e Malishevës për këtë përkrahje, duke iu premtuar se me konfirmimin e tij si kryetar, ky fshat do të lulëzojë.

“Këtu janë ba do drita. Asgjë tjetër. Ata pretendojnë se kanë bërë shumë, por ju e dini që këtu s’është punuar asgjë që nga vitit 2007, ku e kemi lënë ne. Vërtet ka ardh koha që ata njerëz të ndëshkohen keq dhe unë e di që do t’i ndëshkoni”, ka thënë Haziri para të pranishmëve që nuk i zinte salla.

“Ne jemi më të varfër se në vitin 2007. Numri i familjeve me asistencë sociale është më i madh, bujqësia është më keq, gjithçka është stërkeq. Në mandatin tonë ky vend do të lulëzojë. Ju lus me dalë të gjithë më 3 nëntor, edhe të rinjtë edhe të pakënaqurit, të gjithë”, ka deklaruar kryetari i ardhshëm i Gjilanit.

Duke folur për programin e LDK-së për bujqësinë, zoti Haziri theksoi se qytetarët që dëshirojnë të mbjellin tokën, vetëm punën do ta bëjnë, ndërsa farën, plehun, naftën dhe korrjen do t’ua sigurojë Komuna thuhet në njoftimin e degës së LDK-së.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.