Fundamenti

LDK: Ky kryetar dhe kjo qeverisje nuk janë të gatshëm të punojnë në interes të qytetarëve

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Pas aprovimit të buxhetit për vitin 2019 ekzekutivi tregohet i papërgjegjshëm duke lëshuar sallën me delegatët të cilët e votuan buxhetin me përjashtim delegatët e VV-së dhe PDK-së, duke mos shpërfaq interesim për diskutim në pikën tjetër të rendit ditës e cila ndërlidhej me investimet kapitale, me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve gjë që dëshmon se ky kryetar dhe kjo qeverisje nuk janë të gatshëm të punojnë me gjitha grupet e delegatëve në interes të qytetarëve dhe për zhvillimin e komunës sonë thuhet në reagimin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kamenicë.

Njoftimi i plotë

Në lidhje me propozim-buxhetin për vitin 2019 në Kuvendin komunal të Kamenicës, dega e LDK-së në Kamenicë është shprehur se Grupi i delegatëve të Lidhjes Demokratike e Kosovës dega në Kamenicë, nuk e voton propozim-buxhetin për vitin 2019 meqë lista e investimeve kapitale e përgatitur dhe propozuar nga Drejtoria e Financave gjegjësisht Kryetari i Komunës nuk i ka specifikuar projektet kapitale për lokalitete andaj grupi i delegatëve të LDK-së së bashku me kryesuesin e kuvendit, VV-në dhe një pjesë të opozitës si alternativë kemi propozuar listën e përgatitur nga ana jonë dhe jemi dakorduar që mbështesim vetëm këtë listë.

Me të filluar seanca e kuvendit, si pikë shtesë e rendit të ditës futet edhe propozimi ynë për investime kapitale, por pa përcaktim të vlerave financiare e që do ta obligonte ekzekutivin që të merren për bazë këto projekte.

Mobi Casa

Me 17 vota pro, 6 kundër dhe 2 abstenime kalon buxheti i propozuar nga drejtoria që i mundëson kryetarit dhe kësaj qeverisje që gjitha investimet t`i përcaktojnë sipas dëshirës së tyre duke anashkaluar kërkesat e qytetarëve të marrura për gjatë një muaji rresht nga dëgjimet publike.

Gjithashtu, pas aprovimit të buxhetit për vitin 2019 ekzekutivi tregohet i papërgjegjshëm duke lëshuar sallën me delegatët të cilët e votuan buxhetin me përjashtim delegatët e VV-së dhe PDK-së, duke mos shpërfaq interesim për diskutim në pikën tjetër të rendit ditës e cila ndërlidhej me investimet kapitale, me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve gjë që dëshmon se ky kryetar dhe kjo qeverisje nuk janë të gatshëm të punojnë me gjitha grupet e delegatëve në interes të qytetarëve dhe për zhvillimin e komunës sonë.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar të luaj rolin e saj konstruktiv dhe angazhimin në realizimin e kërkesave të qytetarëve të komunës sonë thuhet në reagimin e Grupit të delegatëve të LDK-së në Kamenicë./rajonipress/