Fundamenti

LDK kritika programit të Qevrisë Kurti: Është i natyrës dëshirore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, me anë të një konference për media ka kritikuar programin e Qeverisë Kurti, ajo ka thënë se programi është i natyrës dëshirore.

“Përfaqësimi dhe mbrojtja e intersave të Kosovës dhe qytetarëve duhet të jetë prioritet i secilës qeveri, por mënyra sesi është paraqitë program për politikë të jashtme dhe diasporës është i natyrës dëshirore, pa fokus dhe pa masa konkrete që do të çonin në subjektivitetin e Republikës së Kosovës”, tha Mjekiqi, transmeton Gazeta Express.

Ajo tha se prgrami i Qeverisë Kurti nuk ka nuk ka strategji për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“S’ka strategji e afate për realizimin e tyre, programi nuk përmban asnjë fjalë të vetme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në Interpol e as në Unesco. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë të gjitha përgatitjet për anëtarësimin e Kosovës në këto organizata dhe në të tjera organizata…Qeveria nuk ka plan për njohje të reja, mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe mosnjohja nga vendet e tjera do të pengojë konsolidimin e Kosovës në sitemin ndërkombëtar”, tha ajo.

Uji Dea

“Qeveria nuk parasheh si do të arriohen fonde të shtuara në kuadër të IPA 3, duke qenë se ato shpërndahen mbi bazën e kriterit të konkurencës….As që mund të bëhet fjalë për nisje të procedurave për anëtarësim në Bashkim Evropian tani. E para vendi duhet të marrë statusin e kandidatit para negociatave, kjo duhet të ndodh nëse Këshilli Evropian ia jep dritën e gjelbërt, e neve ende s’na njohin pesë nga shtetet anëtare”, shtoi ajo.

Gjithashtu tha se liberalizimi i vizave është proces i vonuar.

“Thellimi i bashkëpunimit me Shqipërinë, paraqitet sipërfaqësisht në programin e qeverisë”, tha ndër të tjetra.

Tutje, Mjekiqi ka hedhur kritika edhe për çështjen e dialogut me Serbinë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.