RCCOLA

LDK: Komuna e Kamenicës, vazhdon të jetë e papërgjegjshme në raport me qytetarët

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Kjo qeverisje po dëshmon që është e paaftë të menaxhoj me Komunën dhe më skandalozja është që buxhetin që vetë e propozon nuk e miraton. Po sot delegatët e kuvendit Komunal thirren në telefon për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për sot ora 16.00, e më pas na dërgojnë edhe ftesën në email, pa material me vetëm piken e rendit të ditës Shqyrtimi i draft- buxhetit për vitin 2016 thuhet në reagimin e këshilltarëve komunal të LDK-së në Kamenicë.

Kuvendi Komunal i Kamenicës në mbledhjen e mbajtur dje më 29.09.2015 me propozimin e pozitës ( koalicionit) propozoj që buxheti Komunal të shtyhet, mos të aprovohet, buxhet të cilin vetë e ka propozuar kjo qeverisje Komunale pasi që i ka kaluar të gjitha proceduarat ligjore e që sipas tyre për shkak të buxhetit të vogël që është për komunën tonë. Por buxheti i Komunave nga Qeveria e Kosovës ndahet në bazë të kritereve gjë për të cilën udhëheqja Komunale ankohet duke mos kontestuar se cili kriter është shkelë dhe në cilën fushë është dëmtuar Komuna e jonë, por vetëm duke bërë krahasime me Komuna të tjera thuhet në reagimin e këshilltarëve komunal të LDK-së në Kamenicë.

Qëndrimi i LDK-së ka qenë që buxheti të shqyrtohet dhe propozimi konkret ka qenë që të ulet buxheti për mallra dhe shpenzime dhe te buxheti për subvencione që të rritet buxheti për investime kapitale. Me buxhetin e propozuar Komuna e jonë ka vetëm 351 mijë euro investime kapitale që për komunën e Kamenicës është buxhet mjaftë i vogël. Kjo qeverisje Komunale duhet të largohet nga luksi i tepruar nga keqpërdorimet që bëhen me përdorimin e veturave zyrtare që vetëm në vitin e kaluar janë blerë tri vetura në vlerë prej 50 mijë euro, dhe këtë vit është në procedurë blerja e një veture tjetër në vlerë prej 18 mijë eurove. Këto vetura dhe të tjera për asnjë ditë të vetme nuk gjenden në parkun e Komunës, por përdoren për nevoja personale të zyrtarëve komunal.

Në Komunën e Kamenicës janë me dhjetëra punëtor me kontratë në vepër që nga fillimi i mandatit të kësaj qeverisje, rritja e punëtorëve në arsim pa kritere dhe pa konkurse duke punësuar familjar të zyrtarëve Komunal edhe pse numri i nxënësve përditë shkon drejtë zvogëlimit.

Kjo qeverisje po dëshmon që është e paaftë të menaxhoj me Komunën dhe më skandalozja është që buxhetin që vetë e propozon nuk e miraton. Po sot delegatët e kuvendit Komunal thirren në telefon për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për sot ora 16.00, e më pasë na dërgojnë edhe ftesën në email, pa material me vetëm piken e rendit të ditës Shqyrtimi i draft- buxhetit për vitin 2016.

Mobi Casa

Andaj Grupi i delegatëve të LDK-së nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme për këto arsye:

1. Mbledhjet e jashtëzakonshme thirren së paku 3 ditë para mbajtjes së takimit sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nenit 44.4 “Takimi i jashtëzakonshëm i kuvendit të komunës nuk mbahet nëse të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës dhe publiku nuk janë njoftuar me shkrim, siç kërkohet me rregulloret e punës, së paku tri (3) ditë pune para datës së mbajtjes së takimit”.

2. Papërgjegjmërisë së udhëheqjes Komunale dhe paaftësisë që të menaxhoj me paranë publike.

3. Mos gatishmërinë për debat dhe ndryshim të buxhetit, rritjen e investimeve kapitale dhe uljen e buxhetit për mallra dhe shërbime si dhe buxhetit për subvencione.

Andaj i bëjmë thirrje kryesuesit të Kuvendit Komunal që ta tërheqë ftesën sepse një thirrje e tillë është e kundërligjshme dhe në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale thuhet në reagimin e Grupit të Delegatëve të LDK-së në Kuvendin Komunal./rajonipress/