ARKATANA

LDK: Komuna e Kamenicës drejt kolapsit nga kjo qeverisje e papërgjegjshme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Kamenicë vlerëson së deklaratat e kryetarit Sinani se shumica e projekteve të parapara janë realizuar nuk është e vërtetë, sepse kjo qeverisje e udhëhequr nga Begzad Sinani as që ka paraparë ndonjë projekt, e nëse flasim për premtimet elektorale ato as që kanë filluar të realizohen.

Deklarimi i kryetarit se po presim të fillojnë edhe disa projekte të tjera është papërgjegjshëm kur dihet se tashmë po hyjmë në sezonin e dimrit, dhe projektet e tilla edhe nëse fillojnë nuk do të jenë kualitative por do të bëhen shkel e shko. Projektet e realizuara janë blerja e veturës zyrtare si dhe blerja e kompjuterëve. Në raportin 9 mujor të shpenzimeve komunale paraqiten vetëm 270 mijë euro investime aq sa ka edhe shpenzime nga mallërat dhe shërbimet e kryesisht shpenzime të luksit, dreka, derivate, udhëtime, meditje, paga për punëtorët në kontratë në vepër etj. Vetëm zyra e kryetarit për 9 muaj ka shpenzuar 20 mijë e 800 euro për derivate dhe rreth 15 mijë euro për dreka zyrtare. Gjatë kësaj periudhe qeverisëse ka pasur punësime politike dhe familjare pa u respektuar asnjë kriter përveç atij familjar dhe partiak.

Kjo qeverisje nuk ka qenë e aftë të siguroj inventarin për Shkollën e Mesme në Roganë, e ndërtuar nga Bashkimi Europian e që kanë premtuar se më 15 Nëntor do të përurohet. Gjendja e disa rrugëve lokale është e vështirë e as që është ndërmarrë ndonjë veprim që së paku të përmirësohen.

ARKATANA

Kjo qeverisje duhet të jetë e përgjegjshme para qytetarëve të Komunës që së paku mos të tentoj t`i gënjej sepse ne dhe qytetarët i mbajnë mend premtimet publike dhe premtimet nëpër lagje. Do t’i theksojmë disa prej tyre siç janë: prishja e urës në Topanicë dhe të rregullohet Urë e re, Shtëpia e Kulturë në Roganë, Shkolla në Krilevë, Busavatë, asfaltimi i shumë rrugëve lokale, rregullimi i parqeve në Kamenicë, kyçja e qytetarëve të Shipashnicës në ujësjellës ( ku është marr vendim në KK vitin e kaluar), hapjen e vendeve të reja të punës, shitjen e veturës Hundai përkundrazi janë blerë 4 vetura në vlerë mbi 60 mijë euro, etj.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm edhe të hyrat komunale janë paraparë të shpenzohen për paga dhe shpenzime e që për investime kapitale nga 850 mijë euro vetëm 350 shkojnë për investime kapitale sepse pjesa tjetër duhet të shpenzohen për luksin e këtyre pushtetarëve që po i kushtojnë shtrenjtë qytetarëve të Komunës së Kamenicës thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.