Fundamenti

LDK: Kmetovci masovikisht me Lutfi Hazirin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mbështetje të fuqishme në Kmetovc ka marrë sot kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Qindra qytetarë e pritën sot kryetarin e ardhshëm të Gjilanit, duke besuar se vetëm me Lutfi Hazirin kryetar mund të ndalet kjo katandisje dhe të lulëzojë Gjilani me fshatrat e tij.

Haziri ka vizituar edhe shkollën fillore në Kmetovc, ku ka parë për së afërmi dëmtimin e shkollës si pasojë e ndërtimit shkel e shko.

FIDANISHTJA

Ai ka gëzuar banorët e këtij fshati kur ka thënë se ka në plan ndërtimin e fushës së sportit, për t’i nxjerrë nga lloçi nxënësit e këtij fshati.

“Në këtë shekull fëmijët tuaj luajnë në lloç, e këta janë ardhmëria jonë. Nëse nxënësve nuk ua mundësojmë zhvillimet e aktiviteteve sportive në mënyrë të dinjitetshme, atëherë më tregoni ju pse ekziston Komuna? Kjo është e pafalshme. Unë sapo të marrë mandatin, ndër punët e para që do ta bëjë është edhe ndërtimi i fushës së sportit për këta nxënës”.

“Do t’u shtrojmë rrugën dhe ju më nuk do të flisni për lloçin. Do t’ua rregullojmë kanalizimin dhe do t’ua bëjmë ndriçimin publik”, ka thënë para qindra të pranishmëve kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: