Fundamenti

LDK: Këto investime për Gjilanin janë të vonuara, duke qenë se për tre vite nuk është bërë asnjë investim i madh, e i duhur kapital në komunën tonë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sa i përket mjeteve të ndara për Stadiumin e Qytetit, për vitin 2024 nuk është ndarë asnjë cent, por mjetet e pashfrytëzuara të vitit 2023 në këtë projekt janë bartur në vitin 2024. Sipas parashikimeve, në bazë të ndarjes së buxhetit nga Qeveria, rindërtimi i Stadiumit të Qytetit pritet të përfundojë në fund të vitit 2026.

Para qytetarëve dhe medieve kanë folur anëtarja e kryesisë së Degës, znj. Shqipe Kastrati – Haziri, anëtari i kryesisë së Degës, Burim Berisha dhe anëtarja e Kuvendit Komunal, znj. Afërdita Balaj- Ajdini.

Sot u adresuan disa shqetësime të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, kryesisht që kanë të bëjnë me ndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm për komunat, ku komuna jonë rangohet e para për nga ndarja e mjeteve për investime të reja kapitale.

E kjo krejt për një “show mediatik”, pasi që rreth 80% e mjeteve të ndara për investime të reja për Gjilanin do të shkojnë për Burgun e Sigurisë së Lartë që ndodhet në Novobërdë e jo në Gjilan, ku do të mbahen të dënuarit nga Danimarka.

Sa i përket mjeteve të ndara për Stadiumin e Qytetit, për vitin 2024 nuk është ndarë asnjë cent, por mjetet e pashfrytëzuara të vitit 2023 në këtë projekt janë bartur në vitin 2024. Sipas parashikimeve, në bazë të ndarjes së buxhetit nga Qeveria, rindërtimi i Stadiumit të Qytetit pritet të përfundojë në fund të vitit 2026.

Fundamenti

Këto investime për Gjilanin janë të vonuara, duke qenë se për 3 vite nuk është bërë asnjë investim i madh e i duhur kapital në komunën tonë.

Si Lidhje Demokratike e Kosovës, poashtu paraqitëm një kërkesë për subvencionimin e maturantëve të komunës sonë në vlerë prej 50€ për ekskursionin e organizuar nga DKA në Shqipëri.

Kërkojmë nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, z.Kushtrim Kadriu, që këtë kërkesë tonën ta paraqes në mbledhjen e ardhshme në Komitetin për Politikë dhe Financa, dhe në fundvit te votohet në Kuvend Komunal si një dhuratë modeste për maturantët tanë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan