Fundamenti

LDK kërkon që seanca për votimin e Qeverisë Hoti të mbahet të mërkurën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.

Mbajtja e seancës është kërkuar që të mbahet të mërkurën në orën 11:00.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Kuvendi i Kosovës.

ARKATANA

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese sot ka publikuar Aktgjykimin e plotë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën. /Telegrafi/