Fundamenti

LDK kërkon nga Qeveria të jap dorëheqje pas ratifikimit të demarkacionit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nga sot do të mbajnë vazhdimisht çdo të premte konferenca për zhvillimet në vend.

Ja fjalimi i Hotit:

E shohim të rëndësishme të informojmë qytetarët për përballjen tonë si opozitë. Qeveria Haradinaj ka thyer rekordin e degradimit të shtetit, askush s’do të mund të bënte një gjë të tillë për katër muaj.

Asnjëherë Kosova nuk ka qenë më e izoluar si tani saqë janë vënë sanksione.

Nuk kemi parë asnjë vizitë të kryeministri jashtë vendit dhe as s’kemi pasur asnjë vizitë të rëndësishme.

Për 100 ditë kemi parë qeveri megalomane me 21ministra e shumë zv.ministra.

Kemi ministër për sulme ndaj shqiptare, një që ka bërë shkelje ligji duke gjuajtur me armë, një që dyshohet për uzurpime, e kryeministër që fyen gazetarët.

Haradinaj ka falur borxhe kundër gjykatës kushtetues, ka ndarë mjete si të ishin nga xhepi i tij.

Temat e mëdha nuk do të marrin zgjidhje, ushtria varet nga Serbia, demarkacioni po shihet që ka qenë kauzë e rrejshme, dialogu me Serbinë po zhvillohet pa asnjë platformë, kemi pasur ndërhyrje të presidentit joligjore, premtimi për viza brenda tre muaj nuk po shihet askund etj.

Sa i përket punës së kuvendit, ka vendime arbitrare, koalicioni është i shpartalluar, asnjë seancë nuk po zhvillohet normalisht, LDK nuk mori pjesë as dje e s’do të marr as sot.

Kanë ndodhur disa zhvillime kaotike kohëve të fundit.

ARKATANA

Iniciativa për shfuqizimin e speciales, vendimi më skandaloz që ka mundur të marr dikush.

Liderët e institucioneve i keqpërdorën deputetët e tyre, i tradhtuan duke i bërë të nënshkruajnë këtë nismë.

Për këtë përgjegjësinë e mban kryeministri por më së shumti PDK që është partner i koalicionit.

Në tri ditët e fundit kemi parë strategjinë e zgjerimit të BE, që është pozitiv por nuk kishte datë për Kosovën si për vendet tjera.

Kemi bërë një hap të madh në qeverinë e kaluar me nënshkrimin e MSA por tani ka humbur hapi.

Si grup parlamentar, ne jemi më i angazhuari sa i përket pyetjeve, nismave, pjesëmarrjeve, interpelancave etj.

Kërkojmë të procedohet shumë shpejt demarkacioni në Kuvend, LDK e mbështet plotësisht dhe jemi të vendosur që pas demarkacionit, qeveria të jap dorëheqje dhe të mbahen zgjedhjet e reja, të flas sovrani. Shteti duhet të lirohet nga këta individ të pandërgjegjshëm, rinia e Kosovës nuk i meriton këta udhëheqës.

Po përgatitemi të marrin udhëheqjen e shtetit, jemi kthyer si partia e parë, e dimë peshën e kësaj përgjegjësie, kemi vullnet të fortë që shpejt të dalim me një platformë të re për qeverisjen e ardhshme.

Ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte mbajtur konferenca çdo të premte është simbolikë që do t’i mbajmë edhe ne, edhe ai mbrojti kauzën për shtetin e Kosovës.

Sa i përket shëndetit të Isa Mustafës, ai po përmirësohet dhe presim që shpejt të kthehet në Prishtinë te familja dhe të kthehet në aktivitetet e tij. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.