ARKATANA

LDK kërkon dorëheqjen e Blerton Ajetit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për shkak të gjendjes alarmante dhe si përgjegjës kryesor Blerton Ajeti,duhet të jep dorëheqje dhe të emërohet personi që është profesional i kësaj fushe të veprimit thotë Abdullah Shasivari i LDK-së..

Komisioni për Mbrojtje dhe Shpëtim i LDK-së Dega në Gjilan i udhëhequr nga Abdullah Shasivari ka kërkuar të shtunën në një takim me gazetarët dorëheqjen e Blerton Ajetit-drejtor për mbrojtje dhe shpëtim. “Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është i pa përvojë pune dhe joprofesional në fushëveprimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit,dhe realisht është drejtor politik”ka sqaruar Shasivari.

Sipas Shasivarit, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan nuk është në gatishmëri për të parandaluar,zvogëluar viktimat dhe mbrojtur pasurin e qytetarëve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera të shkaktuara nga faktori njeri.

Sipas tij,Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka qenë pothuajse pa drejtor dhe menaxher, prandaj edhe mungojnë rezultatet dhe janë shfrytëzuar taksapaguesit e Komunës të Gjilanit.

“Përveç që janë shfrytëzuar taksapaguesit për paga, kjo drejtori i shfrytëzon edhe për paga të personave qe janë inkuadruar me ”kontratë në vepër”.Rekomandimi për këtë vit është që të mos vazhdohen “kontratat në vepër”,pra janë jo juridike dhe me vendim personal” ka shtuar Shasivari.

FIDANISHTJA

“Për shkak të gjendjes alarmante dhe si përgjegjës kryesor Blerton Ajeti,duhet të jep dorëheqje dhe të emërohet personi që është profesional i kësaj fushe të veprimit” thotë Abdullah Shasivari i LDK-së

Referenca e komisionit për Mbrojtje dhe Shpëtim i LDK-së në Gjilan është që të formohet një komision nga ekspertët e kësaj fushe të veprimit, që të hartojnë dokumentin e vlerësimit të rreziqeve dhe menaxhimi i fatkeqësive në komunën e Gjilanit.

Shasivari ka shtuar se për përmbushjen e misionit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është bazike vlerësimi i rrezikut dhe identifikimi i shkaktarëve të rrezikut, ngritja e vetëdijes, preventiva, zhvillimi i kontrolluar dhe menaxhimi i fatkeqësive.

Shasivari ka thënë se ka edhe mungesë të planeve në rast të zjarreve, tërmeteve, vërshimeve, rrëshqitjeve të dheut, ortekut etj. (Mungesa e dokumentit vlerësimi i rrezikut e pamundëson hartimin e këtyre planeve).
Sipas, LDK-së edhe raporti i Drejtorisë të Mbrojtjes dhe Shpëtimit i dedikuar kryetarit të komunës (komitetit për Shërbime Publike,) është joreal dhe i nivelit të ulët. Në raport nuk raportohet se çka është realizuar, por thuhet“do ta bëjmë”.

Një dukuri tjetër që ka konstatuar komisioni i LDK-së është edhe fakti se nuk janë të siguruara rezervat e mjeteve materiale për raste të fatkeqësive natyrore. Inspektorët e parandalimit dhe zbulimit të shkaktarëve të zjarrit nuk janë të pajisur me pajisje për mbrojtje nga zjarri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.