LDK: Jemi të përkushtuar për t`ia kthyer dinjitetin Komunës së Kamenicës
Kamenicë – LDK në Kamenicë është e përkushtuar për t’ia kthyer dinjitetin Komunës së Kamenicës, të luaj rolin e saj në interes të qytetarëve dhe nuk bie pre e individëve të caktuar të cilët për interesa personale synojnë të njollosin një proces demokratik, organet e reja të zgjedhura nga vullneti i anëtarësisë, ata të rinjë e të reja, gra e burra të ndërgjegjshëm të përgatitur profesionalisht dhe gjithashtu për figurën e Kryetarit të Degës, Shaip Surdulli i cili edhe në këto zgjedhje del fitues absolut dhe i cili ka udhëhequr LDK-në nga fitorja në fitore.
Për hir të opinionit dhe së vërtetës sqarojmë se, në procesin e brendshëm të zgjedhjeve të LDK-së në Kamenicë, të mbajtur nga më shumë se 25 nëndegë dhe me një pjesëmarrje të madhe të anëtarësisë së gjerë për të zgjedhë dhe për tu zgjedhur, të përcjellur nga mjetet e informimit dhe rrjete sociale, ky proces është vlerësuar si procesi më transparent dhe demokratik i mbajtur ndonjëherë nga i cili kanë dalë strukturat të reja të zgjedhur me votë të fshehtë, demokratike dhe të pranuar nga të gjithë.
LDK në Kamenicë është e përkushtuar për t’ia kthyer dinjitetin Komunës së Kamenicës, të luaj rolin e saj në interes të qytetarëve dhe nuk bie pre e individëve të caktuar të cilët për interesa personale synojnë të njollosin një proces demokratik, organet e reja të zgjedhura nga vullneti i anëtarësisë, ata të rinjë e të reja, gra e burra të ndërgjegjshëm të përgatitur profesionalisht dhe gjithashtu për figurën e Kryetarit të Degës, Shaip Surdulli i cili edhe në këto zgjedhje del fitues absolut dhe i cili ka udhëhequr LDK-në nga fitorja në fitore.
Individët me mendësi të kaluar dhe të subjekteve tjera politike nuk din dhe nuk mund të flasin për demokracinë e LDK-së, ata janë kalimtar të rastit që mund të propagandojnë, shpifin,… por asnjëherë nuk mund të na ndalin sepse LDK është lokomotiv që nuk ndalet thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Kamenicë të nënshkruar nga Alban Mehmeti, Sekretar/zëdhënës i Degës./rajonipress/

