Fundamenti

LDK-ja tërhiqet nga mocioni, kërkon zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka thënë për “Zërin” se nuk planifikojnë rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të votëbesimit në Kuvend, por kanë ftuar partitë politike të mblidhen sa më parë për ta caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nënkryetari i partisë më të madhe opozitare (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se nuk po planifikojnë të iniciojnë mocion votëbesimi për qeverinë “Haradinaj” në Kuvend pas zhvillimeve të fundit në vend, përkatësisht me arrestimin dhe deportimin e shefit të Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq, njëjtë siç u veprua edhe me gjashtë gylenistët.

Pas daljes së Listës Serbe koalicioni qeverisës i ka vetëm 53 vota në Kuvend, duke mbetur kështu “Qeveri e pakicës”.

FIDANISHTJA

Megjithatë, Kryesia e LDK-së nëpërmjet një komunikate për shtyp dje ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme, me ç’rast kanë ftuar partitë politike të mblidhen sa më parë për ta caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.

“S’ka iniciativë për mocion votëbesimi. Ne mocionin e kemi kërkuar para ndodhisë së Mitrovicës dhe të gylenistëve. Në këtë fazë jemi në vlerësimin e të gjitha angazhimeve politike të gjendjes që është shumë fragjile dhe pa stabilitet politik. Kështu që shumë shpejt ne dalim me qëndrime të tjera”, ka thënë Haziri për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.