Fundamenti

LDK-ja “rritet” me këshilltarët më pasiv në Asamble

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri kryetar i degës së LDK-së në Gjilan e ka quajtur si sukses të madh kalimin e Tefik Maksutit ish këshilltar i ORA-së në LDK-së derisa OJQ Anamorava e ka identifikuar Maksutin si këshilltarin më pasiv në Asamblenë Komunale.

Kalimi i këshilltarit të ORA-së, Tefik Maksuti në LDK e Gjilanit është pritur me duartrokitje dhe entuziazëm të madh. Lutfi Haziri kryetar i LDK-së në Gjilan duke folur për aderimin e Tefik Maksutit në LDK tha se ai ka dhënë shumë kontribut për LDK edhe më herët dhe realisht po kthehet në shtëpinë e tij. “Ardhja e Tefik Maksutit do të bëjë ndryshime në favor të LDK-së sepse tani realisht LDK bëhet grupi ma i madh politikë në Asamblenë Komunale “tha Haziri.

Haziri tha se LDK po rritet çdo ditë derisa të tjerët po i kap paniku. “LDK po fuqizohet çdo ditë dhe do të punojmë bashkë në mënyrë që zgjedhjet lokale t`i fitojmë dhe ta udhëheqim Gjilanin ashtu siç dimë “tha Haziri.

Uji Dea

Kurse Tefik Maksuti tha se nuk ka bërë ndonjë punë të madhe që ka kaluar në LDK.”Unë tani jam kthyer në shtëpinë time, aty ku kamë dhënë kontribut para shumë vitesh”.

I pyetur nga gazetarët se pse e ka marrë epitetin e këshilltarit pasiv dhe cili do të ketë kontributi i tij në Asamblenë Komunale të Gjilanit tani nën petkun e LDK-së, Maksuti tha se ai nuk flet shumë.”Unë flas pak, por punojë e veprojë shumë” tha Maksuti.

Ndryshe OJQ “Anamorava” e ka identifikuar Tefik Maksutin si këshilltarin më pasiv në Asamblenë Komunale ./rajonipress/