Fundamenti

LDK-ja paralajmëron debat të brendshëm për dalje nga kriza

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ridizajnimi i marrëveshjes për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën nuk është mohuar si opsion nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë të enjten se në partinë e tij do të diskutohet për ta gjetur variantin më të mirë, i cili do të mund të bënte që ngërçi politik të tejkalohej dhe institucionet të formohen.

“Ne do të takohemi si parti së shpejti dhe të shohim se çfarë qëndrimi do të marrim. Mundësi ka gjithmonë, ne po punojmë që ta gjejmë variantin më të mirë për të dalë nga kriza”, ka thënë Rugova.

FIDANISHTJA

Por, pretendenti për postin e kryeministrit nga blloku LAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të ketë ridizajnim të marrëveshjes dhe as heqje dorë nga posti i kryeministrit nga ana e tij.

Ai ka mohuar mundësinë e diskutimit me PDK-në. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.