Eko Higjiena

LDK-ja nuk dëshiron të jetë pjesë e ekipit negociator, dialogun duhet ta udhëheqë Qeveria

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Teuta Sahatiqja, ka treguar se si e sheh partia ku ajo bën pjesë dialogun dhe se çfarë presin.“Sa i përket dokumentacionit dhe ekspertizës që ka LDK-ja duke qenë pjesë më parë e dialogut, ja kemi ofruar dhe z. Kurti, madje këshilltarët e z. Hoti po vazhdojnë punën. Ne nuk jemi dakord që të krijohet një ekip negociator nga të gjitha partitë, pasi sipas Gjykatës Kushtetuese dialogu udhëhiqet nga qeveria. Këtë mbështesim dhe ne, duke vazhduar me rolin tonë këshillues e mbikëqyrës në opozitë si dhe votojmë në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen”, tha Sahatqija në emisioni “Balkan Talks” në Euronews Albania.

Znj. Teuta tregon se LDK-ja nuk dëshiron të jetë pjesë e ekipit negociator, pasi formimi i kësaj trupe joformale cenon institucionet.“Ne kemi pasur një delegacion që është marrë për arritjen e pavarësisë. Ne jemi shtet dhe kemi institucionet tona, çdo formimi i trupave joformale cenon institucionet. Nga ana tjetër as Serbia nuk ka një trupë joformale, pse duhet ta ketë Kosova kur ka qeverinë dhe parlamentin. Opozita kërkon që qeveria Kurti para se të shkojë dhe kur të kthehet të raportojë në parlament, aty ku dhe opozita ka rolin e saj,”- shprehet znj. Teuta Sahatqija.

Për anëtaren e kryesisë së LDK-së rifillimi i dialogut duhet të këtë si synim vetëm njohjen reciproke.“Një dialog që vazhdon me çështje teknike nuk zgjidh çështjen kryesore. Arritje e marrëveshjes me njohjen reciproke duhet të jetë ajo ombrellë, që hap rrugë për çdo marrëveshje tjetër. Kryesore është që dialogu të rinisë dhe të përfundojë sa më shpejt,”- thotë anëtarja e kryesisë së LDK-së Teuta Sahatqija.Pyetjes së gazetarit Franko Egro për deklaratat e z. Vuçiç, që nuk do e njohë Kosovën, znj.

United Hospital

Sahatqija i sheh si një taktikë për të përfituar akoma nga Kosova.“Z. Vuçic është në negociata dhe mendoj që kjo është taktikë negociuese për të përcjellë mesazhin, që këto negociata janë të vështira. Ai tregon se Serbia duhet të përfitojë diçka kjo po dëgjohet në shumë qarqe edhe pse ka fituar shumë nga paketa e Ahtisarit. Taktikë e tij po pi ujë,” shprehet znj Sahatqija.

Në fund të intervistës znj. Sahatqija jep mendim e saj për deklaratën e z. Kurti, që të çojë në çështjen e gjenocidin serb në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.“Sa i përket gjenocidit pjesa më e madhe e pranojnë që ka ndodhur. Kërkesa e Kurtit moralisht është valide, por aplikimi duhet bërë me kujdes. Në rastin më të keq nëse del që nuk i përgjigjet kushteve të gjenocidit ne kthehemi para 2008-së. Kjo çështje duhet të analizohet me kujdes,” shtoi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.