LDK-ja, në pritje të ‘ekzekutimit’ politik
Vota për Thaçin president, me pasoja dramatike.
Analistët vlerësojnë se pas kalimit në Presidencë të kreut të PDK-së, kundërshtarit kryesor të LDK-së, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja, për të shfrytëzuar momentin e keq të partisë së kryeministrit dhe për t’i hapur rrugën ambicies kryeministrore të ishkreut të Shërbimit Informativ të Partisë Demokratike
P as zgjedhjes së ish-kryeministrit Hashim Thaçi në pozitën e presidentit të vendit, nuk përjashtohet skenari i paralajmëruar më herët në prapaskenat e politikës kosovare – shpallja e zgjedhjeve të reja.
Në këtë rast, LDK-ja, sipas njohësve të rrethanave, do të ishte subjekti kryesor politik që do ta paguante faturën e shtrenjtë të sjelljes joserioze në raport me parimet e vendosura dhe premtimet e dhëna para elektoratit të vet, duke humbur qeverisjen e vendit dhe rikthimin e sigurt në parti politike opozitare.”Vota për Thaçin është votë për krimin dhe votë që Kosova asnjëherë të mos jetë një shtet me stabilitet dhe i liruar nga kapja e krimit”, thotë deputeti Adem Salihaj. Askush nuk ishte kundër zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Ata që mundohen ta përdorin këtë si fakt e bëjnë vetëm për t’i mashtruar injorantët dhe për t’i hedhur hi syve të elektoratit të LDK-së. Elektorati i LDK-së këtë herë nuk arriti të manipulohet dhe mashtrohet, ai është skajshmërisht i revoltuar”, shprehet deputeti i LDK-së. Ai është shumë i sigurt që PDK-ja dhe Thaçi tani synojnë zgjedhjet e reja dhe rimarrjen e sërishme të Qeverisë së Kosovës në drejtim të PDK-së./kosova sot/


