Eko Higjiena

LDK-ja mund ta rrisë kërkesën e ministrive deri në tetë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësi i çështjeve politike Rasim Alija ka deklaruar për “Zërin” se zgjedhja e kryeparlamentarit nga Lëvizja Vetëvendosje e ka rritur pazarin mes LVV-së e LDK-së, por edhe e ka bërë të pashmangshme marrëveshjen bashkëqeverisëse.

Sipas tij, tashmë LDK-ja përveçqë nuk do të lëshojë pe për pozitën e presidentit do të kërkojë t’i ketë edhe tri të ministri tjera, duke e çuar kështu në tetë numrin e dikastereve qeveritare me të cilat ajo pretendon të udhëheqë, shkruan gazeta “Zëri”.

“Janë dy skenarë ditëve në vijim. I pari është që të rifillojë prej pikës zero dhe në pozicione të tjera negocimi për bashkëqeverisje mes LVV-së e LDK-së. Në këto rrethana LDK-ja nuk do të pranonte më si opsion postin e kryeparlamentarit, por do të mundë t’i kërkonte 8 ministri dhe të mbetej në kërkesën e saj për pozitën e presidentit. Dhe skenari i dytë që LDK-ja të zgjedhë votimin e qeverisë, mirëpo pa qenë pjesë e saj, duke e vendosur Vetëvendosjen në pozicionin ku do të duhej ta bënte qeverinë e vetme”, ka thënë ai.

HW

Megjithatë, ai konsideron se as zgjedhjet e reja nuk janë krejtësisht të pamundshme.

“Kuvendi do të mundë ta votonte buxhetin për të mos e futur vendin në krizë, ta shpërndante veten dhe të caktohej data e zgjedhjeve të reja. E në rast të realizimit të një skenari të tillë, me gjasë zgjedhjet e reja do të mundë të mbaheshin në fillim të qershorit 2020”, ka nënvizuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.