ARKATANA

LDK-ja me Lutën për kryeministër

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pritet të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër. Kryeministri në largim, njëherësh kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka hequr dorë edhe për një kandidaturë tjetër për postin e kryeministrit. Megjithatë, kjo pozitë nuk pritet të shkojë shumë larg rrethit të bashkëpunëtorëve të Mustafës.

Në fakt është nënkryetari i parë i partisë Lutfi Haziri, ai i cili pritet të jetë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Pavarësisht faktit që deri më sot janë përmendur shumë emra për kandidaturën e LDK-së për postin e kryeministrit, burime të gazetës “Zëri” brenda partisë thonë se Haziri është kandidati i cili do ta ketë përparësinë për këtë pozitë.

Tani kjo varet nga vetë Haziri nëse do të pranojë që ta marrë përsipër një detyrë të tillë apo jo. Gazeta “Zëri” gjatë ditës së diel ka bërë përpjekje të vazhdueshme që ta kontaktojë Hazirin, por kryetari i Gjilanit ka qenë i paqasshëm në telefonin e tij.

ARKATANA

Të pamundur për t’u kontaktuar kanë qenë edhe zyrtarët e lartë të kësaj partie si Agim Veliu, Ismet Beqiri, Skënder Hyseni, Avdullah Hoti, Arban Abrashi, etj.
Ndërkohë ministri në largim i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i ka thënë gazetës “Zëri” se pavarësisht faktit që në opinion janë përmendur shumë emra për kandidaturën e LDK-së për kryeministër, qoftë edhe nga jashtë partisë, ende nuk ka asgjë konkrete.

Madje, sipas tij, LDK-ja ka mjaft emra të përshtatshëm për këtë pozitë dhe nuk ka nevojë për një kandidat të jashtëm. “LDK-ja ka mjaft kandidatë brenda partisë, nuk ka nevojë që të dalë dhe ta kërkojë një të tillë. Ka mjaft fytyra të ndritura dhe të përgatitura”, ka thënë Zharku. Më tutje ai ka folur edhe për emra konkretë rreth kandidaturës për postin e kryeministrit. Zharku ka favorizuar kryetarin e Gjilanit dhe nënkryetarin e parë të partisë Lutfi Hazirin. “Emrat konkretë natyrisht do të shqyrtohen brenda partisë, mirëpo zotëri Haziri është nënkryetari i parë dhe normalisht ka edhe përparësinë që të jetë kandidat i partisë për këtë pozitë”, ka thënë Zharku.

Pavarësisht kësaj, ai ka shtuar se LDK-ja mirëpret të gjithë ata intelektualë, të cilët dëshirojnë t’i bashkohen partisë për të dhënë kontributin e tyre për të mirën e qytetarëve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.