United Hospital

LDK-ja këtë javë nis “rrëzimin” e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

LDK-ja këtë javë do t’i fillojë procedurat për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Zyrtarët e kësaj partie kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se në ditët në vijim do ta fillojnë iniciativën zyrtare për ngritjen e mocionit ndaj Qeverisë. Zyrtarët e “Vetëvendosjes” thonë se nuk do ta mbështesin iniciativën e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila tash e një kohë është duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pritet që këtë javë t’i nisë zyrtarisht procedurat për ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Teksa kanë njoftuar për një gjë të tillë, përfaqësuesit e këtij subjekti kanë thënë për “Zërin” se zgjedhjet e parakohshme paraqesin zgjidhjen e vetme për daljen e vendit nga kriza.

Megjithatë, përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” kanë bërë të ditur se nuk do të bëhen pjesë e LDK-së në të tilla çështje.

ARKATANA

Sipas tyre, iniciativa për rrëzimin e Qeverisë do të jetë nga LVV-ja e jo nga LDK-ja.

Kjo pasi që, ashtu siç janë shprehur ata, Lidhjes Demokratike nuk i intereson ndërrimi i qeverisjes, porse kryekëput marrja e pushtetit.

Pavarësisht këtyre, përfaqësuesit e PDK-së (partnerit më të madh të koalicionit qeverisës) kanë konsideruar se nuk ka seriozitet dhe vendosmëri të opozitës për t’i dhënë fund qeverisjes aktuale.

Megjithatë, ndonëse ata shprehen të bindur se këtë vit s’do të ketë zgjedhje, 2019-a sipas tyre mund të jetë vit i zgjedhjeve të parakohshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.