United Hospital

LDK-ja këmbëngul për zgjedhje

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbeten opsioni i vetëm i koalicionit qeverisës, të cilët më nuk e kanë shumicën e votave në Kuvend. Partitë opozitare paralajmërojnë ngritje të mocionit për rrëzim të Qeverisë nëse këta të fundit nuk japin dorëheqje vetë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Të gjitha partitë opozitare të vendit pajtohen që koalicioni qeverisës nuk është më funksional dhe të gjithë dakordohen në një pikë, që nëse zgjedhjet e parakohshme janë interes i vendit ata do t’i përkrahin ato.

Uji Dea

E sa i përket kërkesës për zgjedhje të reja nga LDK-ja ka folur edhe kryeministri Haradinaj, i cili është shprehur se nëse LDK-ja e ka përnjëmend rrëzimin e Qeverisë, atëherë do t’i ketë edhe votat e AAK-së. Por deputetë nga koalicioni qeverisës konsiderojnë që vendi ka prioritete të tjera dhe zgjedhjet e parakohshme nuk do të ofronin një situatë më të mirë sesa situata aktuale.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike të vendit thonë që është në dorë të Partisë Demokratike të Kosovës nëse dëshiron apo jo të rrëzojë Qeverinë. Kjo sepse, sipas tyre, as opozita nuk i ka votat të rrëzojë Qeverinë, por as koalicioni qeverisës nuk i ka numrat për të qëndruar në krye të saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.