Mobi Casa

LDK-ja, ka para vetes një rrugë të gjatë dhe të vështirë!

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Gani Sadiku – E lexova sot diku një ftesë publike që Anton Quni ia kishte drejtuar Vjosa Osmanit me titull “kthehu në LDK nëse je rugoviste”. Apo “nëse zgjidhem unë kryetar partie do të kthehen ata që shkuan në LVV”….. Mu duk si një thirrje e pashpresë…Më tepër më duket si një klithje se sa një ftesë serioze politike apo njerëzore… LDK-ja, nuk është më e Ibrahim Rugovës por e imja…. E krejt elektoratit të saj, ndërkaq Ibrahim Rugova nuk është vetëm i LDK-së, por i krejt shqiptarëve… Ai ka vdekur dhe nuk duhet të përdoret m’u mundue “mej shti njerëzit n’gjynah”, ani pse ideologjia rugoviane është çdo sjellje dhe çdo sekondë i jetës së secilit shqiptar të ndershëm i cili e don vendin e vet.

Nëse Ibrahim Rugovën tentojmë t’a zvogëlojmë, t’a bajm sa LDK-ja, ne e kemi zvenitur veprimtarinë e tij të madhe, dhe hyjninë e tij prej njeriu që e parashikoi çdo ngjarje politike me saktësi absolute..Andaj ai ishte dhe mbetet shqiptari përtej çdo konstelacioni politik, dhe përtej çdo shqiptari në krejt historinë tonë shekullore.

Ibrahim Rugova, nuk e solli LDK-në, nga kozmosi, as nuk e mori me vete kur iku nga kjo botë, por konsolidimin e shqiptarëve e bëri duke u bazuar në disa shtylla universale;
Në punë, Sakrificë, Dashuri për vendin, Guxim, Durim dhe Tolerancë.
Ata që mundohen me lidhë vehten dhe partinë vetëm me Ibrahim Rugovën, por duke mos i jetësuar asnjë nga këto parime të tij, janë miop politik, sepse shqiptarëve të rinjë, u duhet një jetë më e dinjitetshme, përtej fjalëve për Rugovën dhe përtej lëvdatave për UÇK-në..

JA PSE VJOSA E KA TË VËSHTIRË TË KTHEHET NË LDK!

Vjosa në pozitën që e ka, është mjaft komode. Njeriu më i votuar individualisht në krejt historinë e zgjedhjeve të lira në Kosovë, pa qenë lidere e asnjë partie politike.
Ajo nuk ka mall as nostalgji për Ibrahim Rugovën, siç nuk kanë shumica në LDK, përveçse e përdorin (ose më mirë me than e keqpërdorin) emrin e tij për t’u rritur politikisht, duke e ditur se shkronjat e kësaj partie i lidhin shqiptarit emocionalisht me emrin e Ibrahim Rugovës në ndërdijen e tyre.

Mobi Casa

Nëse Vjosa tenton të kthehet në LDK-, asaj i duhet sërish të ndeshet me koncepte të ndryshme dhe me reforma të rënda, nga e cila situatë do të dal e lënduar dhe me autoritet të përgjysmuar..

Ajo nëse nuk arrinë të zgjidhet presidente, do e formoj partinë e vet, që edhe emri do të jetë afërsisht si i LDK-së, dhe do të tentoi që t’a shkallmoj LDK-në aktuale duke ia grabitur emrat kryesor të partisë, ndërkaq kjo LDK, që aktualisht e mban pronësinë mbi tri shkronjat që ia vuri Ibrahim Rugova, do të shkoj drejt shuarjes.

Shpëtimi i kësaj LDK-je, do të ndodhë vetëm nëse ngjarjet politike shkojnë në dy rrugë:
1. Nëse Vjosa zgjidhet presidente, shpëton LDK-ja, sepse deshëm ne apo s’deshëm ajo i mori gjysmën e votave të kësaj partie me veti dhe i qoi drejt e tek partia që më së shumti e urren Ibrahim Rugoven dhe ideologjinë e tij politike, por e njeh dhe e pranon autoritetin e tij te shqiptarët në periudhen kur ai jetoi, andaj thirrja e zyrtarëve të kësaj partie në emër të Rugovës është thirrje e mjerë dhe shumë qesharake, sepse Vjosa është dëshmia më e freskët se shqiptarëve nuk po u intereson më ideologjia e askujt, por jeta e tyre..
Shqiptarët e kanë kaluar kohën e mallëngjimeve ideologjike, edhe pse eksperimentet e reja mund t’i fusin në labirinte enigmatike apo abstrakte, nga të cilat nuk do të mundë të dalim më kurrë. Dhe
2. Nëse reformat brenda LDK-së, nuk ndodhin vetëm sipërfaqësisht, por ndodhin rrënjësisht.
Mirëpo puna e reformave në parti të cilat janë në rënie, pothuajse janë të pamundura, sepse çdo njeri që e largon nga ndonjë pozitë partiake, duhet ta zëvendësosh me ndonjë me të mirë, ndërkaq në këso situata, nuk ka njerëz që me dëshirë apo entuziazëm të madh i marrin këto pozita nga të cilat nuk kanë asnjë lloj përfitimi, dhe mezi ç’pritë me t’u largue nga partia, sepse të gjithë e kanë vajin në buzë nga dështimi i partisë, ndoshta jo me fajin e tyre..

RRUGA SE SI DO TË SHPËTOI LDK-ja.

Si rrugë e parë e cila ka dalje dhe qon drejt rritjes së LDK-së, është ndryshimi i statutit të kësaj partie dhe bërja për ta zgjedhur çdo kënd në parti me parimin një anëtarë një votë.
Heqja e pragut për të konkurruar për kreun e partisë.
Heqja e fuqisë së kryetarëve të degëve, sepse kjo e bënë funksionimin e partisë në mënyrë të centralizuar prej nga po shihet që shqiptarët e duan më shumë./rajonipress/