Fundamenti

LDK-ja është leva e Arkimedit për t`i ndryshuar proceset politike në vend

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Gani Sadiku – Është vetëm një mëngjes para ankthit të madh të shumë simpatizantëve të LDK-së, por edhe të qytetarëve që e duan demokracinë dhe Kosovën, sepse do të mbahet kuvendi zgjedhorë i kësaj partie.

Ka përpjekje nga shumë anë dhe nga shumë kampe, që të ndikojnë në epilogun e këtij kuvendi. Nga kampi kundërshtarëve politik të LDK-së, po mundohen që me ndikimin e vet që e kanë, ta vendosin njeriun e vet të krye të kësaj partie, nga se tash për tash LDK-ja është leva e Arkimedit për të ndikuar drejtpërdrejtë në proceset politike në Kosovë.

Uji Dea

Përmes LDK-së, mundë të bie qeveria, dhe të shkohet në zgjedhje.Por përmes sajë armiqtë e Kosovës mundohen ta prishin rendin kushtetues në vend..! Me siguri SHIK-u, nuk do të mundë ta bëjë kuvend të karrigeve, sepse strukturat e LDK-së, janë mjaft të pjekura, që të mbajnë një kuvend demokratik, i cili do të jetë në dobi të shtetit.

LDK-ja është më e vjetër se shteti i Kosovës, dhe është bazamenti i sajë. Po u lëkund bazamenti, shteti do të dergjet nën gërmadhat e SHIK-ut, ashtu siç është dergjur prej pavarësisë e këndej..!/rajonipress/