Eko Higjiena

LDK-ja e Zvicrës fajëson Mustafën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nën drejtimin e kryetarit Shefqet Dibrani, Dega e LDK-së në Zvicër, mbajti mbledhje me përfaqësuesit e nëndegëve në të cilën u diskutua përkitazi me zhvillimet politike në Kosovë me theks të veçantë ato brenda LDK-së.Kryesia e Degës së LDK-së dhe përfaqësuesit e nëndegëve shprehin shqetësimin e tyre për degradimin e demokracisë.

“Në këtë mbledhje edhe njëherë u vu në spikamë dhe u shpreh mospajtim me sjelljen teknokrate, selektive dhe antidemokreatike që po e bënë Kryesia e LDK-së në Kosovë, qoftë në raport me zhvillimet e brendshme partiake, apo edhe me ato të interesit kombëtar e shtetëror, ku degradimi i vlerës është bërë standard themelor e që manipulohet nga një grup i cili e ka kapur LDK-në, duke e bërë këtë parti levë për t’iu shërbyer politikave antikombëtare, tagrin e së cilës po e paguajnë dhe do ta paguajnë edhe më shtrenjtë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu nga kjo mbledhje i bëhet thirrje kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, Kryesisë së LDK-së, Këshillit Qendror të LDK-së dhe Kuvendit të LDK-së që parasëgjithash të merren me reformat dhe demokracinë e brendshme në LDK, por asgjë nuk duhet të vendoset për diasporën pa u konsultuar me Degët e LDK-së në diasporë, “sepse metodologjia e zhbërjes së Kuvendeve dhe Degëve i ka rrënjët në sistemin e kalbur komunist”.

ARKATANA

“Isa Mustafa nuk duhet që edhe në këtë kohë të shërbehet me metodat dhe platformat e dikurshme diskriminuese të atij sistemi, nuk duhet të zbatojë politikë selektive e diskriminuese mbi degët e LDK-së në diasporë sepse, pa miratimin e kuvendeve të degëve në diasporë, çdo vendim i marrë është abuziv, arbitrar dhe do të jetë i papranueshëm dhe jo valid. Këtë gjë duhet ta dinë të gjithë ato struktura politike që po e udhëheqin LDK-në të prir nga një koncept tashmë i vjetruar dhe i devalvuar”, thuhet aty.

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër dhe të pranishmit në këtë mbledhje, shprehin indinjatë dhe shqetësim të arsyeshëm ndaj zhvillimeve politike në Kuvendin e Kosovës si dhe ato në Universitetin e Prishtinës.

“Kësaj gjendje kaq të tensionuar e ka sjell politika jo parimore dhe anti demokratike e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i cili, pos tjerash, po dëshmohet mirëfilli se është kryeministër kukull në kalkulimet e PDK-së, SHIK-ut dhe organizmave tjerë të nëntokës shkatërrimtare të demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës. Gjuha vulgare dhe sjellja teknokrate e kryeministrit dhe pasusesve të tij, janë edhe një dëshmi e papërgjegjësisë e cila është bërë pjesë e veprimit politike duke favorizuar klane e interesa të ngushta të cilat do ti kushtojnë Kosovës dhe të ardhmes së saj”, thuhet në komunikatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.