RCCOLA

LDK-ja e sigurt: Thaçi president

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Koalicioni qeverisës PDK-LDK duket krejt i qetë para zgjedhjes së ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, në postin e presidentit të Shtetit, duke u bazuar në marrëveshjen për koalicion. Të dyja partitë janë të bindura se pavarësisht “rebelimit” të disa ligjvënësve të mazhorancës, do t’i sigurojnë votat e mjaftueshme që kreut të PDK-së Hashim Thaçit, t’ia sigurojnë një mandat pesëvjeçar në krye të Shtetit.

Këta deputetë, që janë kundër Thaçit president, thonë se nuk kanë ndërruar qëndrim dhe se nuk do të kishte logjikë që të votojnë kundër liderit të tyre për kryeministër, pikërisht për shkak të koalicionit me PDK-në, e të votojnë pro Hashim Thaçit për president.

Uji Dea

Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës sigurojnë se do ta realizojnë marrëveshjen e koalicionit qeverisës, për ta zgjedhur kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, në postin e presidentit, ashtu siç janë marrë vesh./zeri/