ARKATANA

LDK-ja e LVV-ja, të gatshme për rrëzimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dy paritë opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja “Vetëvendosje”, tashmë janë shprehur të gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Që të dyja kanë paralajmëruar se gjatë javës do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve për ta iniciuar mocionin për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Ramush Haradinajt, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Lidhja Demokratike e Kosovës këtë javë mund të nisë zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për ta iniciuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e LDK-së për “Zërin”, të cilët kanë thënë se brenda kësaj jave do të kristalizohen shumë gjëra sa i përket nismës për rrëzimin e Qeverisë.

Tashmë pro mocionit dhe rrëzimit të Qeverisë gjatë ditës së djeshme është deklaruar edhe lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti.

ARKATANA

“LVV-ja është për zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më parë dhe për mocion për rrëzimin e Qeverisë”, ka deklaruar Kurti.

Përfaqësues të LDK-së kanë bërë të ditur se ende janë duke i pritur partitë politike që të deklarohen nëse janë për ta caktuar një datë të përbashkët për zgjedhje të parakohshme.

Në rast se nuk ndodh një gjë e tillë, sipas zyrtarëve të LDK-së, ky subjekt do të veprojë njëanshëm.

Megjithatë analistët politikë mbeten skeptikë nëse kjo nismë do të jetë efektive, pasi për të ardhur deri te realizimi nevojiten edhe votat e GDP-së dhe të Listës Serbe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.