Eko Higjiena

LDK-ja e gatshme për zgjedhje – Rukiqi: Kemi rritje të përkrahjes, shkak reformat e ndryshimet në parti

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i tha Ekonomia Online se kjo parti është e gatshme që të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, qytetarët po e shohin LDK-në si alternativë, në mënyrë që vendit t’i jepet kaheje drejtë rrugës euro-atlantike, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se në bazë të matjeve të opinionit që kanë bërë, mbështetja qytetare është rritur nga viti në vit për këtë parti, jo vetëm në kryeqytete, por edhe në nivel vendi.Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se LDK-ja ka shifra inkurajuese për shkak të ndryshimeve dhe reformave që kanë bërë.

Mobi Casa

“Nuk është çështje e gatishmërisë sonë është çështje që Kosova ka nevojë për një rrugë të re, për këtë ne e kemi diskutuar kur jemi pyetur që ka një tendencë që pushteti të na thotë që nuk e kemi të sinqerte kërkesën për zgjedhje apo po frikohemi se ata janë në shifra shumë të larta. Ne normalisht kemi nxjerr disa nga të dhënat që ne i marrim rregullisht dhe një ndër to është edhe kryeqyteti i Prishtinës, që për hir të së vërtetës është një indikator i rëndësishëm për shkak se kryeqyteti është një përcaktues pastaj edhe i trendëve politike, ekonomike, shoqërore në vend. Është inkurajuese që kemi do të thotë një rritje goxha të madhe nga viti në vit dhe besoj që kjo do të jetë e shprehur edhe në nivel vendi”, tha ai.

“Ne kemi shifra inkurajuese nga matjet e opinionit që i bëjmë edhe në raport me atë se çka ne po prezantojmë, por edhe në raport me ndryshimet dhe reformat në parti. Por edhe në raport me atë se njerëzit na shohin si alternativ të duhur të diçkaje që Kosova ka nevojë me jep kaheje, që nënkupton anëtarësim në NATO, rrugë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dalje nga status-koha dhe për më shumë zhvillim ekonomik”.“Kosova ka ngecur në vitet e fundit fatkeqësisht dhe unë mendoj që këtu ka kapacitet, ka ide, ka program dhe ka besoj vullnet politik për me i dërguar krejt këto procese që kanë ngecur, ato që janë bllokuar të zhbllokohen dhe pjesën tjetër pastaj me i shty tutje. Absolutisht që po”, tha ai për EO.