GRANDEMALL

LDK-ja dhe VV-ja, të pavendosura për ushtrinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Partia që e udhëheq Qeverinë dhe subjekti më i madh opozitar ende nuk kanë vendosur nëse do ta përkrahin në Kuvend projektligjin për FSK-në i cili i jep kësaj të fundit kompetenca të ushtrisë, pa ndryshime kushtetuese. Një kërkesë të tillë e ka LDK-ja, derisa LVV-ja vlerëson se presidenti Thaçi është i pasinqertë dhe po tenton që me një iniciativë të tillë ta faktorizojë veten.

Partia që e drejton Qeverinë e Kosovës (LDK) dhe subjekti më i madh opozitar ende nuk kanë vendosur nëse do ta votojnë në Kuvend projektligjin për FSK-në, i cili i jep kësaj të fundit kompetenca të ushtrisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

ARKATANA

Drejtuesit e partisë së kryeministrit Isa Mustafa kanë shprehur pakënaqësi me iniciativën e presidentit Hashim Thaçi që ta bëjë ushtrinë pa ndryshime kushtetuese, ashtu siç po kërkojnë aleatët strategjikë të vendit, SHBA-ja dhe NATO-ja, por nëpërmjet ndryshimit të Ligjit mbi FSK-në, ndërsa partia më e madhe opozitare vlerëson se pavarësisht se Kosova ka nevojë për ushtri, presidenti Thaçi është i pasinqertë dhe po tenton që me një iniciativë të tillë ta faktorizojë veten dhe ta avancojë pozicionin e tij.

Në anën tjetër, partia më e madhe politike në vend (PDK) dhe dy subjektet opozitare kanë konfirmuar për “Zërin” se do ta votojnë këtë ligj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.