RCCOLA

LDK-ja dhe LV-ja gabuan rëndë që lëshuan seancën për tribunalin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje gabuan rëndë që lëshuan seancën në të cilën po diskutohej për themelimin e tribunalit ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar se këto dy subjekte opozitare me këtë veprim kanë dërguar mesazhin e keq se Kuvendi nuk është unik as për krimet serbe në Kosovë.

Uji Dea

Sipas deputetit të AAK-së, përtej çdo motivi nisma e Kuvendit për të krijuar një mekanizëm që kërkon drejtësi për krimet e kryera në Kosovë është legale dhe legjitime.

“Sa i përket kundërshtimit të LDK-së dhe LV-së, për mua braktisja e seancës prej tyre ka qenë gabim i rëndë i tyre. Unë do ta kuptoja braktisjen e të gjitha seancave, por jo edhe të seancës ku flitet për krijimin e një mekanizmi që kërkon drejtësi për krimet e kryera në Kosovë”, ka thënë Nitaj.