Eko Higjiena

LDK: Ishim të provokuar nga këshilltarët e opozitës

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Grupi i këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, reagimin e sotëm të anëtarëve të PDK-së, ndaj zhvillimeve të djeshme në Seancën e Kuvendit Komunal, nuk e konsideron të arsyeshëm, pasiqë, situatën e krijuar, e sheh si të provokuar tej mase nga anëtarët e opozitës, në këtë rast, të asambleistëve të PDK-së nga të cilët nuk është hera e parë që vijnë provokime dhe “ofendime” të tilla siç i quajnë ata, me një fjalor edhe më të ashpër joparlamentar, jo vetëm ndaj z.Nazmi Musës, por edhe ndaj Kryetarit të Komunës e anëtarëve të tjerë të Kuvendit, me tendencë për të krijuar destabilizim të situatës politike në komunë dhe për të përfituar pandershëm poena politikë.

PDK-ja, gjuhën nuk po e përdorë si mjet të mirëfilltë komunikimi, por po shndërron atë si një armë politike, me përmbajtje dhe një mënyrë të të shprehurit manipuluese duke e përdorë si mjet propagande në mungesë të alternativave tjera e për t’i qëndruar “karshi”, qeverisjes së tanishme, e cila ditë e më shumë po realizon objektivat e saj duke i shërbyer qytetit dhe qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundshme!

GK-LDK-së, i tërheq vërejtje përfaqësuesve të PDK-së, mos të përgjithësojnë në këso mënyrash, duke thënë se: “Gjuha denigruese e drejtorit të arsimit Nazmi Musa ka marrë goditjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit”, sepse GK-LDK-së, as dje dhe as sot nuk e ka konsideruar dhe nuk ka dal me një qëndrim të tillë.

Mobi Casa

Pavarësisht të gjithave, ne si Grup i këshilltarëve, vlerësojmë lart punën dhe angazhimin e të parit të arsimit në Gjilan, z.Nazmi Musës, duke e inkurajuar që një tempo të tillë të punës ta mbajë dhe tutje.

GK-LDK, në Gjilan, thërret këshilltarët e PDK-së, që të jenë aktivë me gjithë kuptimin e fjalës dhe t’i kontribuojnë çështjeve me interes të përgjithshëm në vendin tonë, sepse të qenit aktiv, me teori të thata, jo vetëm PDK-së, por kjo mënyrë e aktivizimit nuk i bënë nderë askujt thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/