GRANDEMALL

LDK: Interesim i madh i faktorit ndërkombëtar për ta takuar Lutfi Hazirin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në vazhdën e aktiviteteve politike për zgjedhjet e nëntorit, kryetari i LDK-së në Gjilan , Lutfi Haziri zhvilloi një sërë takimesh me faktorin ndërkombëtar.

Kryetari Haziri takoi ndaras përfaqësuesit e Bashkimit Europian që monitorojnë procesin zgjedhorë Josef Hartt e Martin John Tooley, Sekretaren e dytë në ambasadën e Britanisë së madhe në Kosovë zonja Myrna Macgregor, Thibault Muzergues nga Instituti Republikan Amerikan, Deputetë të parlamentit Lituanez, Hungarez etj.

Kryetari Haziri i njoftoi përfaqësuesit ndërkombëtar për ecurinë e procesit zgjedhorë deri më tani, ku kërkoi nga faktori ndërkombëtar që roli i tyre të jetë shumë aktiv në këto zgjedhje, për parandalimin e parregullsive të mundshme që mund të ketë ky proces zgjedhorë.

Haziri këtë shqetësim e paraqiti para faktorit ndërkombëtar, ndaras veç veç, duke u bazuar në proceset e kaluara zgjedhore ku janë konstatuar parregullsi të mëdha zgjedhore e ku padyshim janë të faktuara edhe në raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën.

Hidromorava

Gjithashtu, kryetari Haziri njoftoi mysafirët që ecuria e deritanishme e procesit zgjedhorë ka shkuar sipas planit të paraparë nga LDK.

“Kemi shumë takime të mbajtura në teren. Jemi shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë që po bashkohen me ne. Gjithashtu falënderojmë Policinë e Kosovës që përcjellë të gjitha tubimet tona” – tha Haziri.

Ndërkombëtarët garantuan Hazirin se vërejtjet e tij do të shqyrtohen dhe do garantohet një proces i lirë, fer dhe korrekt.

Ne ju garantojmë zoti Haziri se roli ynë do jetë më shumë se vëzhgues në këtë proces zgjedhorë. Do mundohemi që procesin e votimit ta përcjellim nga të gjitha qendrat e votimit dhe do të raportojmë në mënyrën më profesionale të mundshme për gjithë ecurinë e votimit të 3 nëntorit thuhet në njoftimin e degës së LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.