ARKATANA

LDK insiston në heqjen e akcizës dhe TVSh-së për derivatet e naftës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë në heqjen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës, raporton Ekonomia Online.

Mbi 400 milionë euro në vit janë të hyrat në buxhetin e shtetit nga akciza dhe tatimi mbi vlerën e shtuar për derivate. Por, opozita po i kërkon Qeverisë që të heqë dorë nga një pjesë e këtyre të hyrave.

Mobi Casa

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë për Ekonomia Online, se kanë kërkuar që akciza nga 6 centë të bëhet në dy centë.“Kemi kërkuar heqjen e akcizës dhe TVSH-së (për naftën). Qeveria nuk i ka marrë parasysh kërkesat tona si LDK. Normal që duhet të hiqet akciza sepse qytetarët paguajnë 6 centë më shumë dhe ne kemi kërkuar mu pagu vetëm 2 cent, do të thotë të përgjysmohet akciza për naftën”, tha ajo.

Edhe dy partitë tjera opozitare, PDK dhe AAK kanë kërkuar reduktimin, përkatësisht heqjen e akcizës dhe TVSH-së për derivate dhe produkte tjera të domosdoshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.