FIDANISHTJA

LDK i reagon Kurtit: Shkopin nuk e kemi përdorur dhe nuk do ta përdorim asnjëherë për ta goditur dikë, ashtu siç ka bërë LVV-ja

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

LDK në reagimin e saj ka theksuar se dënon gjuhën denigruese dhe përçarëse të Kurtit.

“Lidhja Demokratike Kosovës (LDK) dënon gjuhën denigruese, fyese dhe përçarëse të kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurtit, kundër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe partisë në përgjithësi.

Ndryshimi i shpeshtë i qasjes ndaj LDK-së dhe kryetarit të saj, Isa Mustafa, tregojnë jo vetëm natyrën egoiste e inatçore të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, por manifestojnë edhe probleme personaliteti”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK tutje thekson se përpjekjet e Kurtit për të krijuar përçarje në LDK, janë të kota, sepse partia e parë demokratike në Ballkan, ka përvojën dhe kulturën demokratike për të përballuar situata të tilla.

“Për dallim nga Vetëvendosje, në LDK vlerësohet dhe respektohet mendimi ndryshe, por në fund vendimet merren me shumicë votash.

Fundamenti

Kur u duhet për arsye shëndetësore, njerëzit e LDK-së mbahen edhe për shkopi. Por, shkopin nuk e kemi përdorur dhe nuk do ta përdorin asnjëherë për ta goditur dikë apo për t’i gjuajtur institucionet e shtetit dhe as pronën private të askujt. Siç ka bërë dhe po paralajmëron se do të bëjë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK ka shtuar se sulmet e fundit kundër kryetarit të LDK-së dhe personaliteteve të partisë, na bëjnë më të fortë dhe konsistentë për të mbrojtur shtetin dhe interesat e qytetarëve.

“Lidhja Demokratike ju bën thirrje gjithë qytetarëve që të mos bien pre e fushatave linçuese të orkestruara nga Vetëvendosje kundër çdo personaliteti publik dhe privat që mendon ndryshe nga ata. LDK-ja beson dhe punon për forcimin e institucioneve dhe mekanizmave të krijuara nga shteti i Kosovës, për të garantuar liritë qytetare, lirinë e fjalës dhe mendimin ndryshe”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Ndryshe, mbrëmë kryeministri në detyrë Albin Kurti në një intervistë për Syri TV ka thënë se lideri i LDK-së së më shumë e përdor shkopin “për të goditur Vjosa Osmanin, sesa për të ecur”.

“Nëse do të kishte ndryshim në udhëheqjen e LDK-së qoftë për nga kursi, qoftë për nga personalitet do të ishte e mundshme një gjë e tillë, mirëpo siç është tani nuk mund të them se ka bashkëpunim nëse mbështetet presidenti. Nëse kryetari i LDK-së e përdor shkopin e tij më shumë për të goditur zonjën Osmani se sa për të ecur më të”, ka deklaruar Kurti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.