Eko Higjiena

LDK hynë në fushatë pa një pjesë të themeluesve të saj, i bashkohen Vjosa Osmanit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Edhe pse Lutfi Haziri ka deklaruar se mijëra veprimtarë në terren janë në mbështetje të 5 kandidatëve nga Gjilani dhe të kryeministrit Hoti, në fakt realiteti është pak më ndryshe sepse një pjesë e themeluesve të LDK-së tashmë janë rreshtuar përkrah Vjosa Osmanit e cila e ka dëmtuar bukur shumë degën e LDK-së në Gjilan.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka hapur fushatën zgjedhorë të mërkurën.
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që më shumë se 1 mijë veprimtarë të partisë po punojnë natë e ditë në terren, në mbështetje ndaj pesë kandidatëve nga Gjilani dhe të kryeministrit, Avdullah Hoti.

Dega e LDK-së në Gjilan garon me pesë kandidatë, të cilët duke qenë personalitete me integritet të lartë njerëzor e profesional, më 14 shkurt do të konfirmohen si deputetë të Kuvendit të Republikës:

Lirije Kajtazi me numër 6
Imet Rrhmani me numër 20
Valentina Bunjaku Rexhepi me numër 21
Faton Bislimi me numër 43
Ramiz Ramadani me numër 80

RCCOLA

Marifeti i kësaj komunikate qëndron deri tek këtu dhe jo më larg. Në fakt një pjesë e themeluesve të LDK-së tashmë nuk janë në këtë subjekt politikë sepse ata i janë bashkuar grupit të Vjosa Osmanit.

Realisht Vjosa Osmani ka bërë revolucion sepse ka arritur t`ia marrë LDK-së një numër të madh të themeluesve dhe një pjesë bukur të mirë të elektoratit. LDK e Gjilanit në këto zgjedhje hynë shumë e dëmtuar dhe e lënduar meqë një pjesë e elektoratit vazhdon të ketë hamendje.

Lutfi Haziri duke i neglizhuar gjithmonë problemet reale, edhe kësaj radhe ka treguar se nuk është figurë unike brenda LDK-së, sepse në heshtje ka lejuar që t`i ik elektorati i përkushtuar i LDK-së

Në anën tjetër shihet dhe ndihet mungesa e Arbër Ismajlit i cili është shumë pasivë ndërkohë që në shtabin zgjedhor shihen figura të LDK-së, që kanë aktakuza të ngritura dhe afera seksuale./rajonipress/