Uji Dea

LDK hesht përball tkurrjes

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe opozitare, po vazhdon të përjetojë momente jo të mira që nga vdekja e liderit shpirtëror, Ibrahim Rugova.

Prej saj po vazhdojnë të ikin zyrtarë të lartë, qoftë duke kaluar në subjekte tjera politike, qoftë duke krijuar parti e lista politike më vete. Pavarësisht rrjedhës, partia e kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa, nuk ka pasur dhe nuk planifikon të ketë debat të brendshëm për fenomenin e tkurrjes.

Hidromorava

Lidershipi i LDK-së, sa herë që ikë dikush nga partia e linçojnë duke i dhënë terma denigrues, si ‘profiterë’, ose të “kontrabanduar”.

Prej Kuvendit të fundit të LDK-së ku nga partia e ish-presidentit Ibrahim Rugova u largua djali i tij Uka bashkë me disa përkrahës, nga kjo parti së fundmi është larguar edhe Korab Sejdiu, njëri nga këshilltarët juridik të ish-presidentit Sejdiu. (Tribuna).