Eko Higjiena

LDK harron marrëveshjen Thaçi-Mustafa-Pacolli

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Lidhja Demokratike e Kosovës në tre muajt e fundit nuk e ka thënë asnjë fjalë për mosrespektimin e Marrëveshjes së arritur në prillin e vitit 2011 mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit.

Kjo parti opozitare nuk e ka mbajtur fjalën as sa i përket paralajmërimit se do të thërrasin në interpelancë Kryeministrin Hashim Thaçi për të pyetur pse nuk po e respekton marrëveshjen e arritur me ndihmën e ish-ambasadorit amerikan, Christopher Dell.

Tash, disa zyrtarët e LDK’së preferojnë të mos flasin hiq.

I pyetur se a kanë hequr dorë nga zbatimi i marrëveshjes, deputeti i LDK’së, Arben Gashi është përgjigjur duke sugjeruar të pyetet Shefi i Grupit Parlamentar Ismet Beqiri.

Gashi nuk ka dhënë përgjigje as pse nuk është thirr deri tash Kryeministri në interpelancë.

“Pyeteni Shefi i Grupit Parlamentar, ai i cakton interpelancat”, ka thënë Gashi.

Shefi i deputetëve të LDK’së nuk është përgjigjur fare thirrjeve telefonike për të treguar qëndrimin e tij në lidhje më këtë çështje.

Sidoqoftë, Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova ka thënë se heshtja e partisë së tij përball moszbatimit të marrëveshjes Thaci-Mustafa-Pacolli nuk është e qëllimshme.

UBT

Sipas tij, gjasat që të zbatohet diçka prej marrëveshjes janë të pakta.

“Unë nuk po shoh se ka diçka sa i përket zbatimit. Ne natyrisht se nuk do të heshtim dhe do të insistojmë që ajo të implementohet”, ka thënë Rugova, për Express, të enjten.

Ai ka thënë qysh në fillim të shtatorit do të kërkohet zbatimi i marrëveshjes si dhe do të thirret Kryeministri për raportim pse nuk po e zbaton marrëveshjen.

Por, Rugova nuk ka përgjigje pse LDK nuk e ka thirr Thaçin në Kuvend para pushimeve verore.

“Ne kemi diskutuar në organet udhëheqëse të LDK’së për interpelancën me Kryeministrin, por se çka ka ndodh më tutje në Grupin Parlamentar të LDK’së nuk e di”, ka thënë Rugova.

Ky zyrtar i LDK’së thotë edhe Lideri i kësaj partie, Isa Mustfa duhet të përgjigjet pse nuk është duke u zbatuar marrëveshja e cila ishte shndërruar në Rezolutë të Kuvendit të Kosovës.

“Kryetari Mustafa e ka nënshkruar këtë marrëveshje dhe ai është dashur të japë përgjigje”, ka thënë ai./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.