Fundamenti

LDK: GJK S’ka pse interpreton marrëveshjet politike

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar respektimin e marrëveshjes politike nga të gjitha palët, e cila çoi në zgjedhjen e Atifete Jahjaga për presidente të Kosovë. Sipas saj, interpretimi i Gjykatës kushtetuese për një marrëveshje të tillë politikë, është i panevojshëm.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar situatën e krijuar pas interpretimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të propozim-neneve për reformën kushtetuese.

“Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se marrëveshja politike e nënshkruar nga kryetari i PDK-së, z. Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa, ai AKR-së, z. Behxhet Pacolli, e dëshmuar nga ambasadori i SHBA-ve, z. Kristofer Dell, dhe e pranuar si e tillë nga presidentja Jahjaga, gjatë negociatave dhe në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, nuk ka të bëjë me interpretimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

Sipas saj, marrëveshja politike, fjalë për fjalë, është shndërruar në një rezolutë të Kuvendit të Kosovës dhe në bazë të asaj rezolute është votuar presidentja dhe janë krijuar komisionet për reformën kushtetuese dhe zgjedhore.

Eco Higjiena

“Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe një herë, shpreh vendosmërinë dhe përkushtimin e saj për përmbushjen e marrëveshjes politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se marrëveshja duhet të implementohet në tërësi, duke përfshirë edhe afatet kohore të përcaktuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

LDK kërkon nga palët nënshkruese, që ta respektojnë marrëveshjen në tërësi, që të mund të çohen përpara reformat dhe që vendi të ketë presidentin që do të dalë nga vullneti dhe nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve të Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se respektimi i marrëveshjeve politike është normë elementare për funksionimin e jetës politike demokratike dhe të institucioneve të një vendi dhe se mosrespektimi i marrëveshjes në fjalë bën të pamundur që të arrihen marrëveshje të tjera”, përfundon komunikata.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.