Fundamenti

LDK: Gjilani është shembull i triumfit politik dhe qeverisjes që mund të aplikohet në nivel qendror

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Së bashku me delegacionin e Grupit Parlamentar të LDK’së, pasdite kemi mbajtur debat tre orësh me strukturat e partisë në funksion të rritjes së performances, i cili u përcoll me diskutime e pyetje interesante.

Në hapjen e debatit, nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka theksuar faktin se partia e Ibrahim Rugovës, duke qenë edhe grupi më i madh politik në Kuvendin e Republikës, sipas sondazheve të fundit të organizatave ndërkombëtare, përfaqëson besimin më të madh të qytetarëve.

Ndërkaq, deputetët e pranishëm kanë konstatuar njëzëri se Gjilani është shembull i triumfit politik dhe i qeverisjes, duke theksuar se këtë shembull mund ta aplikojnë në nivel qendror.

Mobi Casa

Në këtë debat u tha se LDK është jashtëzakonisht aktive si parti opozitare në shërbim të interesit publik, sikurse që u konstatua se zgjidhja më e mirë për Kosovën është që sa më parë të mbahen zgjedhjet sepse LDK ofron alternativë të qeverisjes për t’ia kthyer dinjitetin qytetarëve.

Në fund, nënkryetari Lutfi Haziri ka deklaruar se lajmi i mirë është që kryesia dhe Grupi Parlamentar i LDK’së është më unik se kurrë, duke pasur solidaritet, frymë bashkëpunimi dhe konsistencë në qëndrime./rajonipress/