Mobi Casa

LDK: Gjashtë mujori i Sinanit i dështuar

/ 6 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Dega e LDK-së në Kamenicë, punën 6 mujore të qeverisjes Komunale të udhëhequr nga kryetari Begzad Sinani e vlerëson si të dështuar dhe pa perspektivë për qytetarët e Kamenicës.

Në një vlerësim të degës së LDK-së në Kamenicë rreth gjashtë mujorit të Begzad Sinanit është vlerësuar si periudhë e dështuar dhe e pa perspektivë për qytetarët e Kamenicës raporton rajonipress.

“Kryetari Sinani kishte fituar votat me premtime të kota për punësim, për projekte dhe në forma tjera jo të ndershme. Nga marrja e mandatit më 19 dhjetor 2013 as nuk kanë filluar të përmbushen pothuajse asnjë premtim për investime kapitale. Të kujtojmë se pati premtuar që deri më 1 qershor të rrënoj shkollën e Busavatës, të Krilevës, për të ndërtuar shkolla të reja, rrënimin e urës në Topanicë, rrënimin e shtëpisë së Kulturës në Roganë, për t’i ndërtuar sipas tij me “standarde”. Po ashtu fabrika e “e famshme” e kepurdhave mbi fshatin Ruboc, që ishte rrafshuar një tokë nuk u ndërtua. Shumë vota koalicioni PDK-AKR i mblodhi duke i mashtruar qytetarët me shumë nevojë për punësim në fabrikën e këpurdhave, kurse qytetarët me siguri janë të dëshpëruar me premtimet e rrejshme” thuhet në analizën e degës së LDK-së.

Po ashtu, ishte vetëm premtim se do të shitet xhipi i Hyundai X55 veturë e komunës, e cila përditë është në qarkullim nga zyrtarët e ndryshëm komunal për vizita në Shqipëri, Maqedoni e po ashtu edhe brenda Kosovës, çka do të thotë se nuk po del që kjo veturë është e tepërt, por përkundrazi puna e parë që ka bërë kjo qeveri është blerja e 3 veturave të reja Shkoda Oktavia, në vlerë prej 50 mijë euro.

“Nga kjo qeverisje është stërngarkuar administrata komunale me punëtor, me kontrata për shërbime të veçanta të cilët janë rreth 20 sosh, që nuk dinë as vet se çka punojnë sepse nuk janë pranuar se ka pasur nevojë, por për t`i përmbushur apetitet e koalicionit të gjerë PDK-AKR-AAK-serbet e romët”.

LDK vlerëson se këta punëtorë paguhen nga buxheti komunal për mallra dhe shërbime e që Komunës i kushton mbi 80.000 euro në vit. Këto kontrata janë në kundërshtim me ligjin për buxhetin dhe ligjin për shërbyesit civil, që sipas ligjeve në fjalë nuk mundet asnjë kontratë për shërbime të veçanta të jetë më shumë se 6 muaj.

“Kryetari i komunës zoti Begzad Sinani ka transferuar në pozita më të ulëta gati të gjithë shërbyesit civil që kanë pasur pozita të larta e që janë të LDK-së, kurse në vend të tyre ka vendosur militant të PDK-së, derisa sa për ditë bënë demagogji se nuk i intereson kush se në cilin subjekt politik është”.

Për shembuj tjerë të keq, projektet që janë realizuar në mandatin e kaluar si projekti i Lumit të qytetit dhe përroit të Rubocit gjatë kësaj periudhe janë të pa mirëmbajtura, ku janë mbuluar nga mbeturinat dhe bari.

FIDANISHTJA

“Kjo qeverisje ka imponuar një vendim në Kuvend Komunal për t`i dhënë ndërmarrjen e menaxhimit të mbeturinave kompanisë private “Eko Higjena” të Gjilanit pa asnjë procedurë dhe pa asnjë kusht të vetëm, duke u arsyetuar se menaxhimi i ndërmarrjes së mbeturinës ka kosto të lartë, deri sa kompania “Eko Higjena” ka pranuar për qëllime profitabile e jo për humanizëm”.

LDK në Kamenicë ka vlerësuar se asnjë projekt i paraparë nga buxheti komunal për vitin 2014 nuk ka filluar. Me ridestinimin e buxhetit komunal është hequr nga lista prioritare rregullimi i bazenit për ujë në lagjen Çamëria që ka qenë prioritet i kësaj lagje të cilët ballafaqohen me mungesë uji e sidomos gjatë muajve të verës.

“Kryetari i komunës ia mundësoi vendosjen e verandës afër objektit të komunës zotit Lulzim Leci e cila është lejuar pa leje urbanistike, i cili në pamundësi të jetë nënkryetar i komunës sepse këtë pozitë e zuri më parë Fatmir Matoshi, është i caktuar me letra shef i protokollit, por përveç që e keqpërdor buxhetin e komunës me veturën e komunës Hyundai 20, nuk shihet se vjen ndonjëherë nga Prishtina në zyrën e komunës.”

Edhe pse nuk ka rend, nuk ka punë në komunë, Kryetari Sinani duket shumë në disponim duke shëtitur nëpër lokalet e qytetit të Kamenicës dhe të Kosovës, por nuk kursehet që gati për çdo vikend të vizitoj Shqipërinë e veçanërisht Durrësin thuhet në vlerësimiun e LDK-së.

Sipas tyre rasti i fundit ishte qëndrimi 3 apo 4 ditor nga data 4 gusht deri 8 gusht i Kryetarit Sinani me grupin e grave të komunës së Kamenicës me përcjellësin e vet Faton Biqkaj në Durrës.

“Grupi i grave të komunës 16 veta i harxhuan rreth 5000 euro në hotelin ekskluziv “Leonardo” afër shkëmbit të Kavajës në Durrës, të cilat përcollën një trajnim për rolin e gruas në vendim marrje gjatë kohës prej orës 11-15 sa ishte nxehtë, kurse pjesën tjetër të kohës e kaluan në pishinë apo në plazhë të Durrësit. Megjithatë grupi i grave të komunës meritojnë më shumë të përkrahen me projekte se sa këtë mundësi që ia dha Kuvendi Komunal. Por, Kryetari Sinani nuk ishte i paraparë në agjendë të kësaj vizite të grave, ai qëndroi aty afër hotel “Leonardo”, mori pjesë në takime të kafes, i bëri një surprizë me torte për ditëlindje delegates Hazbije Myrtaj-Kallaba, mori pjesë me gratë në një vizitë në bashkinë e Durrësit dhe për aktivitet tjera. Vet qëndrimi i kryetarit Sinani në Hotel tjetër argumenton që nuk ishte i përfshirë në agjendë”.

Komunës së Kamenicës dhe qytetarëve të saj më së paku i ka takuar që të ketë një kryetar të tillë, që nuk ka koncept as të punës as të fjalës, nuk ka as sjellje njerëzore, por ka më tepër gënjeshtra dhe demagogji, përdor kërcënime dhe shantazhe ndaj punëtorëve të komunës, nuk ka përparim në komunë, por ka stagnim, është fat i keq për komunën e Kamenicës për këtë udhëheqje thuhet në vlerësimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.