Fundamenti

LDK: Gënjeshtrat e opozitës janë pengesa për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas reagimit të AAK-së në lidhje me deklaratat e Isa Mustafës që kishte të bënte me uljen e shkallës së papunësisë, ka reaguar edhe LDK.Kjo e fundit përmes një kumtesë për media ka thënë përkundër që partia opozitare AAK po thotë se nuk ka rritje të ekonomisë, papunësia në Kosovë ka rënë për 9.1 % dy vitet e fundit, transmeton lajmi.net.

Lexo kumtesën e plotë të LDK-së:

“Lidhja Demokratike e Kosovës i gëzohet të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat konfirmojnë se papunësia në Kosovë ka rënë për 9,1 % dy vitet e fundit.

LDK-ja vlerëson se këto rezultate impresive janë fryt i punës dhe përkushtimit të Qeverisë së Kosovës, e cila përmes reformave ekonomike e fiskale, përmirësimit të ambientit të biznesit, forcimit të sektorit bujqësisë dhe fuqizimit të të gjitha fushave që lidhen me ekonominë, arriti përqindjen më të madhe të rritjes ekonomike në rajon, trend i cili po vazhdon, duke bërë që të bie edhe papunësia.

FIDANISHTJA

Me këtë rast, LDK është e befasuar me dëshpërimin që ka shkaktuar ky lajm i mirë te disa anëtarë partish opozitare, kryesisht të parëndësishëm dhe me deficite morale, politike e intelektuale.

Reagimet negative ndaj sukseseve në Kosovë, janë edhe një dëshmi se partitë dhe individët të cilët tash e dy vjet janë shndërruar në pengesën e vetme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës përmes kauzave të rrejshme, po e vuajnë çdo të arritur për qytetarët dhe Kosovën.

Ata që gënjyen se Kosova po humb territor dhe e shitën gënjeshtrën e tyre për vërtetë, duke dëmtuar rëndë Kosovën, qytetarët dhe sovranitetin e Kosovës, sot po përkunden në djepin e gënjeshtrave dhe jo larg edhe subjektivitetin e tyre do ta përjetojnë si të gënjeshtërt”, thuhet aty.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.