KKGJILAN

LDK finalizon listën garuese për zgjedhjet e nëntorit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Pas një debati parimor e të frytshëm, me argumente bindëse për secilin kandidat veç e veç nën një frymë Rugoviane, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan në mbledhjen e mbajtur në këto çaste, finalizoj me unanimitet të plotë listën garuese për zgjedhjet e nëntorit.

“Kryesia e LDK-së i hapi rrugën një fitoreje me një ekip fitues të LDK-së, që do të punojë në çdo vend për të fituar. Ju do të keni në dispozicion emrat, por do të nënvizoj pak gjëra. Nënvizoj edhe njëherë që jam shumë krenar që kam privilegjin të bashkëpunoj me burra dhe gra, të rinë e të reja, shoqëri civile dhe ajo e biznesit për një fitore të madhe që na pret në nëntor. Fryma Rugoviane më shumë se kurrë po mbretëron në shtëpinë e madhe. Ky konsensus tregon edhe një herë që ne jemi të bashkuar me shumë se kurrë në fitoren e madhe të nëntorit” ka thënë Lutfi Haziri.

Uji Dea

Haziri ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan dhe kontribuuan për këtë konsensus të madh që po mbretëron sot tek ne.“Uniteti mbetet motivi kryesor që një herë e përgjithmonë ta largojmë këtë keqqeverisje dhe ta kthejmë qeverisjen në duar të qytetarëve. LDK-së ka bërë një zgjedhje të qartë, duke zgjedhur një ekip fitues për të fituar Gjilanin, e që nesër do të tregojë koherencë. Garantoj se lista kandiduese e përzgjedhur prej nesh është listë e fitores së madhe sepse në të dominon fryma Rugoviane” ka nënvizuar Haziri.

Haziri ka thënë se është me rëndësi ta kuptojmë të gjithë se renditja në lista nuk është klasifikimi i vlerave të njërit apo tjetrit, por renditje krejt normale. “Sot kemi bërë një zgjedhje të qartë, duam një listë të fortë për të fituar Gjilanin dhe këtë fitore do të ndajmë me gjithë qytetarët tanë. Ne jemi vetëm shërbëtorët e tyre, qytetarët janë padronët tanë”, ka shtuar Haziri./rajonipress/