LDK emëron Irfan Dërmakun drejtor të urbanizmit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Dega e LDK-së në Kamenicë ka vendosur që zotin Irfan Dërmaku ta emëroj për drejtor të urbanizmit dhe planifikimit hapësinor, si dhe ka kërkuar nga dega e AAK-së të bëjë propozimin për drejtor të drejtorisë për kadastër, gjeodezi dhe pronë.

Kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës Shaip Surdulli i ka njoftuar strukturat e partisë për punën e Kuvendit Komunal dhe të Administratës Komunale, si dhe për realizimin e projekteve që janë ne realizim e sipër.

Uji Dea

Si projekte kapitale Surdulli ka përmendur fasadimin e ndërtesave kolektive, asfaltimin e disa rrugëve lokale, renovimin e disa ambulantave, renovimin e shkollave si në Karaqevë të Poshtme dhe Kopernicë, rregullimin e kulmit të shkollës në Roganë, rregullimin e disa trotuareve, përfundimin e rregullimit të përroit të Rubocit, vazhdimi i punimeve në riasfaltimin e rrugës qarkore në qytet dhe projekteve të tjera me interes për qytetarët.

Po ashtu Surdulli ka folur edhe për realizimin e projekteve që do të realizohen në vitin e ardhshëm./rajonipress/