LDK e VV: Mazhoranca e papërgjegjshme bojkotoi seancën
Me kërkesë të partive opozitare LDK dhe Vetëvendosje, ishte thirrur në orën 10:00 seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, gjatë të cilës pritej të shqyrtohet një dokument për marrëveshje gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë-Serbi.
Mirëpo seanca nuk ka filluar punimet për shkak të mungesës së deputetëve të koalicionit qeveritar.
Lidhur me këtë çështje, LDK e VV kanë mbajtur një konferencë për media në të cilën kanë adresuar kritika për mazhorancën.
Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, e quajti papërgjegjësi të madhe.
Ndërsa Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të VV-së tha se ky bojkot shpërfaq strategjinë e kësaj mazhorance.
“…Kjo po tregon që pushteti e ka marr drejtimin që të shkelin opozitën në këtë mënyrë, që zëri i opozitës mos të dëgjohet”, tha Konjufca.

