Uji Dea

LDK: E turpshme, administratori i Gjilanit po i ‘rehaton’ shokët në shëndetësi në kohën kur myku ka mbuluar qendrat shëndetësore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Gjilan, me vëmendje ka përcjellur konkurset në QKMF tash e 3 herë radhazi. Nga konkursi në konkurs, super skandale kanë përcjellur përzgjedhjen e të “preferuarve” të pushtetit komunal.

Përveç nepotizmit tipik, ku punësohet “shokët e ngushtë”, “gratë” e drejtorave dhe “militantët” partiakë, tani kemi edhe shkelje drastike të Udhëzimit Administrativ(MPMS) Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.

Absurditeti i këtij konkursi është se testi me shkrim ka qenë pa pikë të përcaktuara, pra, kandidatët gjatë testimit nuk e kanë ditur se me sa pikë vlerësohet një pyetje. Kjo paraqet shkeljen e Nenit 10, Pika 2 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, ku kërkohet që çdo pyetje duhet të përmbajë pikët e caktuara. Me këtë mendësi ata kanë lejuar edhe “lojën” me pikë për të favorizuar kandidatët e tyre të preferuar. Në listën preliminare, kandidatja me 79 pikë, që u rangua e pesta, në listën përfundimtare doli e dyta me 89 pikë. Ndoshta sepse komisioni gaboi, apo ndoshta sepse ishte gruaja e Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport.

Shkelja tjetër e bërë në këtë konkurs është edhe vonesa e publikimit të listës definitive. Neni 11, Pika 9, përcakton se Komisioni Përzgjedhës, pas përfundimit të intervistës me procesverbal përpilon brenda tri ( 3) ditësh listën definitive. Lista definitive është publikuar 6 ditë pas testit me gojë të kandidatëve.

FIDANISHTJA

Këtij administrimi komunal po i vije era myk në shëndetësi!
I bëjmë thirrje organeve kompetente të shtetit tonë që ta hetojnë këtë skandal!

Ky konkurs duhet të anulohet!

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.