GRANDEMALL

LDK e shqetësuar për mos zhvillimin dhe ndaljen e investimeve: Fatkeqësi dhe vit i humbur për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Në këtë mbledhje është folur edhe për gjendjen e rënduar në vend, përjashtimi i qytetarit në të drejtën e shfrytëzimit të Trustit pensional, mos zhvillimi, ndalja e investimeve nga partia në pushtet ka bërë që viti 2022 të jetë vit i humbur për Gjilanin, duke e rënduar gjendjen sociale edhe ashtu të rënduar.

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e rregullt Kryesisë, ku u diskutua lidhur me planin e punës për vitin 2023, që përfshinë gjetjet, rekomandimet dhe vendimet e dala nga vizitat e fundit në terren “LDK ju dëgjon” dhe raporti final i zgjedhjeve të fundit lokale.

Kryesia, po ashtu, ka vlerësuar lartë angazhimin e Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë në kuadër të strukturës aktive, ndërkohë që është vendosur për ristrukturimin sekretariateve dhe të Komisioneve të Degës si pjesë aktive e opozitë-bërjes në koordinim të plotë me Grupin e Këshilltarëve të LDK-së, si partia më e madhe në Kuvendin Komunal, ndërsa opozitë karshi ekzekutivit do të finalizohet në ditët në vazhdim një dokument pune.

Kryetari z. Lutfi Haziri ka njoftuar se Dega e LDK-së do të fillojë përgatitje e hershme për zgjedhjet e rregullta brenda partisë, sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve finale të Kryesisë së LDK-së dhe kryetarit të saj.

FIDANISHTJA

Në këtë mbledhje është folur edhe për gjendjen e rënduar në vend, përjashtimi i qytetarit në të drejtën e shfrytëzimit të Trustit pensional, mos zhvillimi, ndalja e investimeve nga partia në pushtet ka bërë që viti 2022 të jetë vit i humbur për Gjilanin, duke e rënduar gjendjen sociale edhe ashtu të rënduar.

Në këtë takim u vlerësua angazhimi i LDK-së për një front të përbashkët opozitar i cili është funksional në Kuvendit Komunal, por do të punohet për të ndërtuar opozitë përtej Kuvendit duke e vendosur në fokus rolin e qytetarit në vendimmarrjen lokale.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.