ARKATANA

LDK e quan të paaftë Qeverinë Kurti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka adresuar një mori kritikash ndaj punës së Qeverisë Kurti në 100-ditëshin e parë.

Deputeti opozitar gjatë seancës plenare ku po diskutohet për 100 ditët e ekzekutivit, tha se progresi i Kosovës nuk po shihet në pushtetin e Vetëvendosjes.

“Kjo qeveri ka treguar paaftësi në 100-ditëshin e parë. Mbi të gjitha më shumë mashtrim, retorikë boshe dhe vetë raporti e tregon një gjendje të tillë. Ju e keni një 100 ditësh në 51 gjysmë faqe, 27 faqe fotografi dhe terminologji të thatë. Ndërsa mbesin 12 gjysmë faqe dhe një deklaratë publike”, tha ai.

Zemaj tha se në bazë të statistikave të gjitha premtimet e qeverisë për parandalimin e dhunës në familje dhe shtetin e së drejtës kanë shënuar rritje, nën pushtetin e tyre.

Uji Dea

“Vettingu, konfiskimi i pasurisë, dhuna në familje, kontrolli i naftës gjitha janë në rritje, jo në zbritje. Sipas statistikave, prej ardhjes së kësaj qeverie janë shifra që kanë shënuar rritje. Ku është progresi, ku është ndryshimi?”, tha Zemaj.

Sipas tij, në 144 vendimet e ekzekutivit asnjëra nuk është arsyetuar në raportin për 100-ditëshin.

“144 vendime të theksuara asnjëra nuk është arsyetuar në këtë raport. Do të thotë se është frazeologji boshe, është pa strukturë dhe kjo tregon se s’ka pasur fare impakt në zhvillimin e madh të Kosovës”, tha Zemaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.