FIDANISHTJA

LDK e qeveris buxhetin e PDK-së

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila pritet të udhëheqë me qeverinë e re e të Kosovës, do t’i nënshtrohet pothuajse në tërësi buxhetit të hartuar nga qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo të paktën do të ndodh në vitin e parë qeverisës, pasi që qeveria aktuale e udhëhequr nga PDK-ja muajin e kaluar kishte miratuar projektbuxhetin për vitin 2015.

Ky buxhet ishte kritikuar fort nga LDK-ja, të cilët kishin paralajmëruar se nuk do të japin votën pro këtij projektbuxheti. Por ujdia e liderëve të këtyre dy partive për të bashkë qeverisur, ka ndryshuar gjërat dhe LDK do të japë votën pro buxhetit pavarësisht kundërshtimeve të forta. Burime të gazetës brenda LDK-së kanë bërë të ditur se trupat punuese të të dy partive që janë duke punuar për programin qeverisës, janë pajtuar që buxheti i miratuar nga qeveria në shkuarje të votohet edhe nga Kuvendi i Kosovës.

FIDANISHTJA

“Trupat punuese të të dy partive janë pajtuar që projektbuxheti i viti 2015 me pak ndryshime të miratohet në Kuvendin e Kosovës, pasi që jemi të vonuar në miratimin buxhetit dhe nuk ka kohë për hartimin e një buxheti të ri. Ndryshimet më të mëdha buxhetore do të bëhen në qershor, atëherë kur do të bëhet edhe rishikimi i buxhetit”, ka thënë ky burim…(Tribuna)