Mobi Casa

LDK e PDK i ndajnë zëvendësministrat – Mbi 40 numri i tyre

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qeveria e Kosovës do të ketë mbi 40 zëvendësministrave. 34 do të jenë vetëm nga dy partitë e mëdha PDK e LDK plus zëvendësministrat e partive minoritare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës do të jetë rrush prej zëvendësministrave. Politiko.net mëson se do të jenë 34 zëvendësministra nga radhët e PDK’së dhe LDK’së në kabinetin Mustafa, nga 17 prej secilës parti, plus zëvendësministrat nga radhët e minoriteteve.

Mobi Casa

Këto dy parti, të cilat arritën në fund të dhjetorit të vitit të kaluar marrëveshje për të bashkë-qeverisur së bashku, do të kenë nga një zëvendësministër pothuajse në secilën ministri. Plus zëvendësministrat që do t’u takojnë minoriteteve nga të gjitha partitë minoritare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Duke qenë se ka një fluks të madh emrash nga të dy partitë, të dërguara nga degët e tyre, për të marrë një pozitë zëvendësministri, emërimi i zëvendësministrave u ka sjellë telashe dy partive të mëdha, të cilat ende nuk kanë vendosur për emrat e atyre që duan një vend pune në Qeveri.