FIDANISHTJA

LDK e pa kënaqur me zhvillimet në arsimin gjilanas

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Si komision i arsimit i Degës së LDK-së kemi konstatuar se edhe këtë vit, si përherë, procesin mësimor e kanë përcjellë mjaft vështirësi, defekte e probleme të natyrave të ndryshme si, rezultate të ulëta në mësimnxënie të nxënësve, numri i madh i mungesave, niveli i ulët i kodit etik dhe mirësjelljes, shkarkime dhe emërime të herë pas hershme të drejtorëve të shkollave, pagesa me vonesë e një numri të mësimdhënësve gjatë gjithë vitit mësimor, mungesë e mjeteve teknike në kabinetet e mësimit, zhvillimi i mësimit në tri ndërrime, janë vetëm disa nga një mal vështirësish që përcollën këtë vit fushën e arsimit në Komunën e Gjilanit ka thënë Nazmi Musa kryetar i komisionit të arsimit në LDK e Gjilanit.

Komisioni i Arsimit i Degës së LDK-së për Gjilan të mërkurën ka mbajtur një konferencë për medie ku ka folur mbi rezultatet e testit të maturës dhe zhvillimet rreth përfundimit të vitit shkollor 2012-2013.

Nazmi Musa kryetar i këtij komisioni tha se testi Kombëtar dhe përfundimi i vitit shkollor na shtyjnë të bëjmë një vlerësim të punës njëvjeçare të institucioneve edukativo arsimore. “MASHT-i publikoi rezultatet përfundimtare të nxënësve që iu shtruan testit të kalueshmërisë. Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjilanit shprehu kënaqësinë për rezultatet e maturantëve të shkollave tona. Në shikim të parë nuk kemi pse mos t’i kënaqemi të gjithë këtij rezultati, 71.58% nga 2300 maturantë të shkollave tona që iu kanë shtruar testimit të dijes së tyre” tha Musa.

Sipas tij me një analizë më të arsyeshme dhe duke u mbështetur në praktikën se si po mbahet ky testim, para se të ngazëllehemi, besoj se dëshpërohemi. “Si komision i arsimit i Degës së LDK-së kemi konstatuar se edhe këtë vit , si përherë, procesin mësimor e kanë përcjellë mjaft vështirësi, defekte e probleme të natyrave të ndryshme si : rezultate të ulëta në mësimnxënie të nxënësve, numri i madh i mungesave, niveli i ulët i kodit etik dhe mirësjelljes, shkarkime dhe emërime të herë pas hershme të drejtorëve të shkollave, pagesa me vonesë e një numri të mësimdhënësve gjatë gjithë vitit mësimor, mungesë e mjeteve teknike në kabinetet e mësimit, zhvillimi i mësimit në tri ndërrime, janë vetëm disa nga një mal vështirësish që përcollën këtë vit fushën e arsimit në Komunën e Gjilanit” shtoj Musa.

ARKATANA

Musa tha se në rrethana të këtilla nuk ka se si të jetë një gjendje e kënaqshme e cilësisë dhe rezultateve të punës. “Lavdet e këtij pushteti se” jemi komuna më e mirë në Kosovë” rrezohen para fakteve dhe argumenteve që flasin për dështim në keqqeverisje në secilën fushë , pra edhe në fushën e arsimit” mendon Musa.

Sipas Nazmi Musës duke injoruar problemet në arsim, dhe duke mos pasur një interesim të duhur nga ana e qeverisë komunale, ende nuk është lëshuar në përdorim objekti i ri , i paraparë për nxënësit e gjimnazit , për të cilët themi se konsiderohen elita e nxënësve dhe mësimdhënësve në komunë. “Pikërisht, në mungesë të hapësirës shkollore nxënësit e gjimnazit mbajnë mësimin në tri ndërrime , në kohëzgjatje të orës mësimore 25-30 minuta. Edhe tani nuk jemi të sigurt se ky objekt do të jetë i gatshëm për punë në shtatorin e këtij viti , në mënyrë që nxënësit e Gjimnazit të kenë mundësi t’i ndjekin mësimet në dy ndërrime” tha ai.

Sipas Musës jo zyrtarisht , qarkullojnë thash e thëne se ky objekt nuk do të jetë në shërbim të nxënësve të Gjimnazit, por do të jetë objekt i Universitetit Publik të Gjilanit i cili pritet të pranojë studentë të rinj në tetorin e këtij viti. Kjo do të vërtetohet në fillim të vitit mësimor. “Veç tjerash, hapësira rreth këtij objekti , më saktësisht prona e drejtorisë së pyjeve për komunën e Gjilanit, kërcënohet nga AKP-ja e cila synon ta nxjerr në ankand publik për privatizim, duke e ngushtuar në maksimum hapësirën e nevojshme për nxënës të kësaj shkolle dhe shkollave tjera në afërsi. Komisioni i Arsimit i Degës së LDK-së kërkon nga kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, që një projekt të këtillë mos ta lejojë në asnjë mënyrë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.