HW

LDK e Lutën si ndal as bora!

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kjo ardhje masive e juaja na bënë nderë dhe tregon qartë që përkundër borës keni ardhur të na mbështesni. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetje. Kjo është përgjegjësi e madhe ndaj jush. Falë mbështetjes suaj, janë zhdukur hijet e pushtetit që po sillen skutave duke u munduar ta frikësojnë Gjilanin. Ata dhanë fjalë, por nuk i mbajtën dhe ju do t’i ndëshkoni. Tendencat që ta përmbysin rezultatin natën, nuk do t’ia arrijnë sepse ju nuk do të lejoni, tha Lutfi Haziri.

As bora që ra në Gjilan nuk e ndali masovitetin në tubime të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në Velekincën e Mulla Idriz Gjilanit, Lutfi Haziri ka parë qindra përkrahës të cilët i dhanë mbështetje të fuqishme në garën për balotazhin e 1 dhjetorit.

“Ky tubim kaq madhështor dëshmon se Velekinca e ka kthyer besimin në LDK. Urime fitorja kryetar Haziri”, ka thënë kryetari i nëndegës së Velekincës, Sali Kqiku.

Ndërsa, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se ardhja e juaj masive ka bërë që hijet që po sillen skutave të zhduken.

FITORJA

“Kjo ardhje masive e juaja na bënë nderë dhe tregon qartë që përkundër borës keni ardhur të na mbështesni. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetje. Kjo është përgjegjësi e madhe ndaj jush. Falë mbështetjes suaj, janë zhdukur hijet e pushtetit që po sillen skutave duke u munduar ta frikësojnë Gjilanin. Ata dhanë fjalë, por nuk i mbajtën dhe ju do t’i ndëshkoni. Tendencat që ta përmbysin rezultatin natën, nuk do t’ia arrijnë sepse ju nuk do të lejoni.”, tha Haziri.

“Qytetari dhe reagimi tij na ka bërë nderë dhe ne do të sillemi në mënyrë të përgjegjshme. Për këto dy muaj, njerëzit kanë kërkuar rrugë, ujësjellës, kanalizim e ndriçim dhe do ta realizojmë sepse familjen e kemi shtyllë. Ne e ruajmë familjes si të shenjtë, familja nuk është ajo që t’i bëhet argat komunës, por komuna do të jetë argat i qytetarëve. Kudo që po shkojmë, tubimet janë kështu madhështore si në Velekincë”, ka thënë më tutje kryetari Haziri, duke bërë thirrje që edhe elektoratit të partive të tjera që t’i bashkohen vizionit të së ardhmes.

“Edhe ata që kanë votuar ndryshe më 3 nëntor, ne iu themi që të bashkohen me ne, sepse në këtë mënyrë na bëjnë neve të respektueshëm dhe do t’i ruajmë si vota të shenjta e do t’ua bëjmë jetën shumë më të mirë”, ka thënë Haziri.

Kryetari i Gjilanit e ka përmbyllur fjalimin, duke thënë se Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani dhe Agim Ramadani na kanë bërë krenarë dhe kjo ditë u kushtohet atyre dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve në tubimin përmbyllës të mbahet në palestër më 28 nëntor në ora 16:00 thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.