UBT

LDK e Kamenicës me akuza të rënda për Qëndron Kastratin

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Dega e LDK-së në Kamenicë reagon ndaj keq qeverisjes komunale në krye me kryetarin e komunës Qëndron Kastrati. Delegatët e kuvendit komunal të pakënaqur në mbledhjen e fundit të kuvendit komunal nuk e aprovuan raportin e punës së buxhetit komunal për vitin 2018, për shkak të vërejtjeve të mëdha në shpenzime të tepruara, 22 punëtorë në mënyrë të pa ligjshme me kontratë në vepër, mos shfrytëzim të nevojshëm të të hyrave komunale etj.

Shkas i këtij reagimi është mbledhja e kuvendit komunal, mbajtur me 25.03.2019, pas 5 muajve pushim të dhunshëm për shkak të veprimeve të shkarkimit të kryesuesit të kuvendit komunal me iniciativë të kryetarit të komunës pa ndonjë arsyeje objektive, por për qëllime politike pse nuk po i shkojnë mbrapa kryetarit në PSD, derisa ai ishte kandidat për kryetar nga VV, por me gupen e disa deputetëve të VV e lëshuan VV dhe dolën me i ndihmuar PAN-it për me e vazhduar pushtetin në Kosovë.

Mirëpo, shqetësimet janë më të mëdha në komunën e Kamenicës për shkak të keq menaxhimit nga vet Kryetari i komunës me drejtorët komunal jo profesional.

Delegatët e kuvendit komunal të pakënaqur në mbledhjen e fundit të kuvendit komunal nuk e aprovuan raportin e punës së buxhetit komunal për vitin 2018, për shkak të vërejtjeve të mëdha në shpenzime të tepruara, 22 punëtorë në mënyrë të pa ligjshme me kontratë në vepër, mos shfrytëzim të nevojshëm të të hyrave komunale etj.

KKVITI

Po ashtu raporti i auditimit të jashtëm për vitin 2017 ishte i vonuar për një vit, ku në këtë raport janë të evidentuara shkelje dhe keqpërdorime të mëdha nga ish kryetari Begzad Sinani, por ky i fundit i pati ndihmuar Qëndronit me kusht që t`i mbulojë keqpërdorimet e tij gjatë mandatit 2013-2017.

Shqetësime tjera Dega e LDK-së shpreh për shkak të keq sjelljes se ud. drejtoreshës së arsimit përsëri në kuvendin komunal ndaj delegates së LDK-se Besa Krasniqi, ku arsimi komunal më së paku meriton që të udhëhiqet nga njerëz aspak profesional për arsim.

Dega e LDK-së inkurajon unitetin dhe reagimet e tyre në kuvend komunal dhe jashtë kuvendit komunal të delegatëve të LDK-së dhe apelon edhe te delegatët e subjekteve tjera politike që të gjithë të jenë të bashkuar dhe të pengojnë keq qeverisjen komunale me qëllim që qytetarëve e sidomos të rinjëve të komunës sonë t`i kthehet sa do pak shpresa për të vazhduar jetën këtu e jo të pa shpresë po ikin vazhdimisht nga kjo komunë për Kroaci, e Gjermani thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/